KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dënohet me 14 vjet burg për korrupsion ish-kryeministri i Pakistanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Dënohet me 14 vjet burg për korrupsion ish-kryeministri i Pakistanit
BotaFokusKorrupsion

Dënohet me 14 vjet burg për korrupsion ish-kryeministri i Pakistanit

Përditësimi i fundit: 17 Janar, 2025 11:35 am
243 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një Gjykatë në Pakistan ka dënuar ish-kryeministrin, Imran Khan, me 14 vjet burgim të premten për akuzat për korrupsion për një pjesë toke, ka raportuar agjencia lokale e lajmeve ARY News.

Dënimi për këtë çështje, që është më i larti për Khanin në lidhje me keqpërdorimet financiare, u shqiptua nga Gjykata Kundër Korrupsionit në burgun e qytetit Rawalpindi, ku Khan po mbahet i burgosur që nga gushti i 2023-tës, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Ish-ylli i kriketit, 72-vjeçar, është dënuar për akuzat se së bashku me gruan e tij kishin pranuar tokë si dhuratë nga një biznesmen i patundshmërive, gjatë mandatit të Khanit si kryeministër, nga viti 2018 deri më 2022 në shkëmbim të favoreve ilegale.

Khani dhe gruaja e tij, Bushra Bibi, janë deklaruar si të pafajshëm. Marrja e vendimit ishte shtyrë tre herë, së fundi të hënën e kësaj jave, si pasojë e bisedimeve në mes partisë së Khan dhe qeverisë pakistaneze.

Bushra Bibi, ishte liruar me kusht deri në vendimin e gjykatës. Tani ajo është arrestuar dhe dënuar me shtatë vjet burgim, ka raportuar Associated Press.

Vendimi është goditja më e madhe që Khan dhe partia e tij kanë marrë edhe pse në vitin 2024 kanë shënuar progres, por pamjaftueshëm për të formuar qeverinë.

I burgosur që nga gushti i 2023-tës, Khan ka qenë i akuzuar për shumë raste që nga akuza për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit, dhe nxitje të dhunës kundër shtetit pasi ishte larguar nga zyra pas votës së mosbesimit në prill të vitit 2022.

Ai ose është shfajësuar ose dënimi i tij është suspenduar në shumë raste, përjashtuar për rastin për nxitjen e protestuesve për të dëmtuar pronat e ushtrisë për të protestuar ndaj arrestimit të tij më 9 maj të 2023.

Mbështetësit e tij kanë udhëhequr shumë protesta të dhunshme që nga incidenti i 9 majit.

Dënimi i është shqiptuar brenda burgut nën masa të sigurisë.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit

Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm GJKKO rrëzon kërkesën e ish ministrit Beqaj për zëvendësim të masës së sigurisë
Artikulli tjetër Shpërthimi i digës në Bunec, e pëson administratori

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
A po i vjen fundi?
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.