Pas disa muajsh të përfshirë në administratën Trump, Elon Musk ka vendosur të rikthehet me kohë të plotë në perandorinë e tij teknologjike.
Në një postim të fundit në platformën X, ai zbuloi se është kthyer të punojë “24/7” dhe madje po fle sërish në zyrë, si në ditët e para të Tesla-s.
“Jam kthyer. S’ka pushim. Fle në zyrë për të mbajtur ritmin,” shkroi Musk, duke konfirmuar se fokusi i tij i menjëhershëm është përgatitja për një nisje të re të raketës gjigante Starship – projekti ambicioz që pritet të hapë rrugën për kolonizimin e Marsit.
Ai ka deklaruar se do të angazhohet në çështje qeveritare “vetëm nëse është e domosdoshme”, ndonëse aktiviteti i tij politik nuk është mbyllur plotësisht. Ai pritet të vazhdojë të jetë një nga donatorët kryesorë të fushatave republikane për zgjedhjet e vitit 2026.
Marrë nga Newsbomb.al