KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fermerët në Alpet italiane vendosin hyrje me pagesë për në mal
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Fermerët në Alpet italiane vendosin hyrje me pagesë për në mal
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Fermerët në Alpet italiane vendosin hyrje me pagesë për në mal

Përditësimi i fundit: 2 Gusht, 2025 10:34 am
174 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në veri të Italisë, në zemër të Alpeve, fermerët vendas kanë vendosur barriera me pagesë në disa prej vendeve më të fotografuara në rrjetet sociale, për të ndalur turmat e turistëve që shkelin pronat e tyre.

Vizitorët që duan të hyjnë në zona si Seceda dhe Tre Majat (Drei Zinnen) tani duhet të paguajnë 5 euro për të kaluar në këto vende “instagrammable”. Arsyeja? Shumë turistë futen pa leje, lënë mbeturina dhe kalojnë nëpër livadhe private vetëm për një foto të bukur.

“Kalojnë qindra njerëz çdo ditë nëpër tokat tona, hedhin mbeturina dhe nuk respektojnë asgjë. Vendosëm pagesë për të bërë një deklaratë,” tha Georg Rabanser, pronar toke dhe ish-sportist në ekipin kombëtar.

Influencer-ët në shënjestër

Carlo Zanella, presidenti i Klubit Alpin Alto Adige, mbështet fermerët. Ai shprehet i revoltuar me turizmin e tepruar dhe do që qeveria të ndërhyjë.

“Do e rrisja pagesën nga 5 në 100 euro. Madje do mbyllja edhe llogaritë e influencer-ëve,” thotë ai.

Sipas Zanella-s, turistët e dikurshëm vinin të përgatitur për ecje, me veshje të duhura dhe harta. Sot, shumë vijnë me shapka dhe çadra plazhi, ngjiten në mal me teleferik dhe mbeten lart sepse nuk dinë as orarin e kthimit.

Ligji, reagimet dhe masa të tjera në Itali

Sipas ligjit italian, hyrja në parqet natyrore si Dolomitet duhet të jetë e lirë. Por deri tani, autoritetet nuk kanë ndërhyrë për të hequr pagesat që kanë vendosur fermerët. Në zonën Santa Cristina janë punësuar roje për të mbajtur turistët në shtigje dhe për të parandaluar përdorimin e dronëve.

Ndërkohë, në pjesë të tjera të Italisë po vendosen masa kufizuese ndaj turizmit masiv: Në Aosta, vizitorët nuk mund të shkojnë me makinë në mal, duhet të përdorin autobus me pagesë.

Në liqenin Braies, hyrja kushton 40 euro për makinë. Në Sardenjë, ndalohet të hapësh gropa për çadrat, të tymosësh, ose të shtrihesh pa tapet në rërë. Në Elba dhe Diano Marina ndalohet ecja me rroba banje jashtë plazhit, gjoba deri në 500 euro. Në shumë zona, ndalohet muzika e lartë dhe alkooli për konsum në rrugë.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulmuesi Armando Broja nuk largohet nga Anglia dhe firmos me Burnleyn
Artikulli tjetër BIRN nxjerr zbuluar Kryeministrin: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.