KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjermani: Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjermani: Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme
AnalizeBotaFokusSocialeZhvillim

Gjermani: Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2026 8:30 am
11 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Enti Federal Gjerman i Kriminalistikës (BKA) konstaton një kërcënim në rritje nga krimi i organizuar në Gjermani. Në raportin vjetor mbi krimin e organizuar për vitin 2025, i cili u prezantua në Berlin, thuhet se gjatë vitit të kaluar, u regjistruan 683 procedura hetimore, niveli ky më i lartë që prej vitit 2021.

Edhe numri i personave të dyshuar u rrit me më shumë se 13 për qind, duke arritur nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit.

Nga 7.988 persona të dyshuar që u identifikuan gjatë vitit të kaluar, 2.722 ishin shtetas gjermanë, 664 shtetas turq, 402 sirianë, 281 shqiptarë dhe 258 persona me shtetësi polake.

Transformim i thellë

Shefi i BKA-së, Holger Münch, theksoi se krimi i organizuar po pëson një transformim të thellë: “Krimi i organizuar po ndryshon fytyrë. Rrjetet kriminale sot veprojnë shumë më tepër të lidhura në mënyrë digjitale, në nivel ndërkombëtar dhe me një ndarje të qartë rolesh.” Sipas raportit 69 për qind e procedurave hetimore kishin përmasa ndërkombëtare.

Pjesën dërrmuese të hetimeve për krimin e organizuar gjatë vitit 2025 e përbënin sërish veprat penale të lidhura me narkotikët. Pas tyre renditeshin veprat penale të lidhura me aktivitetin ekonomik, shkeljet tatimore dhe doganore, kontrabanda e qënieve njerëzore, krimet kundër pronës dhe pastrimi i parave.

Më shumë dhunë ekstreme dhe rekrutim adoleshentësh

Bandat kriminale në Gjermani po përdorin gjithnjë e më shpeshdhunë ekstreme për të frikësuar viktimat e tyre dhe për të imponuar pretendimet e tyre për pushtet ndaj grupeve rivale. Sipas raportit në 31 nga procedurat hetimore fokusi kryesor ishte tek kriminaliteti i dhunshëm.

Si shembull për brutalitetin me të cilin veprojnë sot shumë autorë krimesh, BKA përmend një seri shpërthimesh dhe të shtënash në rajonin e Këlnit, të cilat sipas hetimeve lidhen me vjedhjen e një ngarkese droge.

Po ashtu është rritur numri i rasteve në të cilat aktet e dhunshme porositen si “shërbim” ose kryhen nga të mitur të rekrutuar posaçërisht për këtë qëllim. Mes autorëve të rekrutuar për të kryer krime ka pasur edhe fëmijë të moshës 13-vjeçare. Në shumë raste personi që porosit krimin dhe ai që e kryen atë nuk takohen kurrë me njëri-tjetrin.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Përplasja për pagat e magjistratëve/ Rama fton institucionet e drejtësisë në bisedime

Gara e çmendur SHBA-Kinë për IA që mund të sjellë katastrofën

‘NAZA’, dokumentari për Gazën shkakton stuhi politike

Vera 2026 rriti numrin e turistëve, por shtoi pikëpyetjet

Rritja e shpejtë e çmimit të banesave dhe kreditë, Moody’s paralajmëron Shqipërinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet në dy lande trondisin Berlin zyrtar
Artikulli tjetër Protestat në Tiranë, Rama për gazetën gjermane: Zakonisht jam më i mirë kur ndihem i sfiduar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Vendimi për ish-krerët e UÇK/ Studentët marshojnë sot në Prishtinë
Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Atentat me vrasje, në Sarandë/ Policia merr në pyetje rreth 20 persona
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Administrata Trump po përgatitet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.