KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Amerikën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Amerikën
Bota

Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Amerikën

Përditësimi i fundit: 23 Nëntor, 2024 11:29 am
114 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Hakerët kinezë po pozicionohen në rrjetet kritike të infrastrukturës kibernetike të Shteteve të Bashkuara për një përplasje të mundshme me Uashingtonin, tha të premten një zyrtar i lartë amerikan i sigurisë kibernetike. Morgan Adamski, drejtor ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Shteteve të Bashkuara, tha se operacionet kibernetike të lidhura me Kinën synojnë të fitojnë një avantazh në rast të një konflikti të madh me Amerikën.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se hakerët e lidhur me Kinën kanë komprometuar rrjetet e teknolgjisë së informacionit dhe kanë ndërmarrë hapa për të kryer sulme kibernetike në rast të një konflikti. Aktivitetet e tyre përfshijnë sigurimin e qasjes në rrjetet kryesore për të mundësuar ndërprerje të mundshme si manipulim të sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar në dhomat e serverëve dhe ndërprerjen e furnizimeve të energjisë dhe ujit, thanë zyrtarët amerikanë në fillim të këtij viti.

Pekini ka mohuar vazhdimisht angazhimin në operacionet kibernetike që kanë në shënjestër infrastrukturën amerikane. Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Adamski po u fliste studiuesve në konferencën e sigurisë “Cyberwarcon” në Arlington të Virxhinias. Të enjten, senatori amerikan Mark Warner i tha gazetës Washington Post se ndërhyrjet kibernetike të Kinës në kompanitë amerikane të telekomunikacionit janë nga më të rëndat për këtë sektor të Shteteve të Bashkuara.

Operacioni i spiunazhit kibernetik, i quajtur “Salt Typhoon”, ka përfshirë vjedhjen e të dhënave, ndërhyrjen në infrastrukturën e dy fushatave presidenciale në Shtetet e Bashkuara përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit dhe ndërhyrjet në kompanitë e telekomunikacionit, që punojnë me forcat amerikane të zbatimit të ligjit, thanë zyrtarë të FBI-së.

FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike po ofrojnë asistencë teknike dhe informacion për objektivat e mundshëm, thuhet në njoftimin e fundit të FBI-së lidhur më këtë çështje. Adamski tha të premten se qeveria amerikane ka “ekzekutuar aktivitete të sinkronizuara në nivel gobal, si në aspektin sulmues ashtu edhe në atë mbrojtës, që janë të përqendruara në degradimin dhe ndërprerjen e operacioneve kibernetike të Kinës në mbarë botën”.

Shembujt publikë përfshijnë ekspozimin e operacioneve kineze në fushën kibernetike, sanksionet, aktakuzat, veprimet e forcave të zbatimit të ligjit dhe këshillimet për sigurinë kibernetike, me të dhëna nga shumë vende, tha zoti Adamski.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndërron jetë Flora Brovina

Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?

I ashpër me gjykatësit për pagat e tyre, po vetë Rama sa e ka?

Aleksandër Vuçiç: Më 27 shtator do të jap dorëheqjen

Si u kthye sërish në qendër të skandalit ‘makthi i Greqisë’, Alket Rizai?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përfundon vetingu i njerëzve të drejtësisë, 268 magjistratë rezultojnë problematikë
Artikulli tjetër Energjia, shteti drejt përfitimeve, dobësohen tregtuesit privatë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Shtator, 2026
Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’
Koment Kryesore Politike Sociale 15 Shtator, 2026
Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin
Aktuale Fokus Kryesore Politike 15 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.