KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Irani hedh raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Irani hedh raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Irani hedh raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2026 8:49 am
102 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Irani ka kryer sulme kundër Izraelit dhe Kuvajtit të martën, rreth një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi për bisedime “shumë të mira dhe frytdhënëse” drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Teheranin, e cila tashmë ka hyrë në javën e katërt.

Të paktën gjashtë njerëz janë plagosur si pasojë e sulmeve në katër lokacione në qytetin e Tel Avivit të martën. Zyrtarët vendës thanë se janë shkaktuar dëme nga mbetjet e raketave dhe dronëve iranianë të rrëzuar në ajër.

Ndërkohë, Kuvajti tha se mbrojtja ajrore iu përgjigj “sulmeve me raketa dhe dronë” dhe se zhurmat e shpërthimeve të raportuara u shkaktuan nga ndërhyrja dhe neutralizimi i këtyre kërcënimeve.

Teherani lëshoi raketa dhe dronë drejt caqeve në gjithë Lindjen e Mesme, mes raportimeve kontradiktore nëse po zhvilloheshin bisedime për të arritur një armëpushim në luftimet që nisën me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt.

Trump tha të hënën se bisedimet e fundjavës me një zyrtar “të lartë” iranian ishin mjaftueshëm domethënëse për ta shtyrë për pesë ditë mundësinë e sulmeve ndaj centraleve energjetike të Iranit, nëse ky i fundit nuk do ta rihapte Ngushticën e Hormuzit.

Irani e ka mohuar vazhdimisht se ka pasur bisedime të drejtpërdrejta, megjithëse disa raportime mediatike, duke cituar burime anonime, thanë se ndërmjetës kishin qenë të përfshirë në përcjelljen e mesazheve mes dy palëve.

Kenneth Pollack, ish-analist i Shtëpisë së Bardhë dhe CIA-s, tani në Institutin për Lindjen e Mesme (MEI), tha se ka pak prova që mbështesin pretendimet për përparim të afërt diplomatik, pavarësisht përpjekjeve të disa vendeve për të ndërmjetësuar bisedime.

“Siç e kuptoj unë, iranianët janë përgjigjur me kushte shumë të forta paraprake: që SHBA-ja të paguajë dëmshpërblime dhe t’i tërheqë të gjitha forcat nga rajoni, gjëra që janë të papranueshme për Trumpin”, tha Pollack për Radion Evropa e Lirë në Uashington.

“Deklaratat e Trumpit duket se kanë më shumë të bëjnë me qetësimin e tregjeve sesa me një përparim të vërtetë dhe të afërt”, theksoi ai.

Shpërthimi i konfliktit ka bërë që çmimet e naftës të rriten ndjeshëm, veçanërisht meqë transporti është ndalur pothuajse plotësisht në Ngushticën e Hormuzit, pikën kyç për transportin detar nëpër të cilën kalon rreth një të pestën e naftës dhe gazit botëror.

Konflikti ka tronditur tregjet e energjisë dhe ato financiare, ka rritur kostot e karburantit, ka nxitur frikë për inflacion global dhe ka destabilizuar Lindjen e Mesme dhe Perëndimin, duke shtuar shqetësimet se luftimet mund të përhapen dhe ta përfshijnë të gjithë rajonin.

Kërcënimi për sulme ndaj rrjeteve elektrike në Gjirin Persik ka ngjallur frikë për ndërprerje masive të desalinizimit të ujit të pijshëm dhe ka tronditur më tej tregjet e naftës.

Komentet e Trumpit për bisedimet ndihmuan që çmimi i naftës Brent të bjerë rreth 10 për qind të hënën, megjithëse sulmet në gjithë Lindjen e Mesme të martën e rritën sërish atë me rreth 3 për qind, në më shumë se 102.84 dollarë për fuçi.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit

Rasti Spiropali: A mund të kritikosh publikisht pa u quajtur tradhtar?

Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

Nafta mbi 200 lekë për litër, por tregtarët s’lëshojnë faturë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës
Artikulli tjetër Rusia i godet disa qytete në një sulm të madh gjatë ditës në Ukrainë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin
Aktuale Bota Fokus Sociale 30 Prill, 2026
Shqiptarët e pasur grumbullojnë miliardat, të zakonshmit kursejnë qindarka
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 30 Prill, 2026
Treshja e Bayern-it, Kane-Diaz-Olise, kap kuotën e 100 golave
Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
David Alaba “përfshihet” në një mashtrim miliona eurosh në Tiranë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.