KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli kryen sulme hakmarrëse ndaj Hezbollahut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Izraeli kryen sulme hakmarrëse ndaj Hezbollahut
AktualeAnalizeBotaFokus

Izraeli kryen sulme hakmarrëse ndaj Hezbollahut

Përditësimi i fundit: 22 Mars, 2025 9:49 pm
182 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Izraeli ka goditur caqe në Liban më 22 mars, në kundërpërgjigje ndaj raketave që shënjestruan Izraelin. Ky është këmbimi më i madh i zjarrit që nga marrëveshja e armëpushimit.

Më herët u gjuajtën raketa nga Libani në Izrael. Kjo ishte hera e dytë që nga dhjetori që kishte sulme nga Libani, duke nxitur shqetësime lidhur me atë se a do të respektohet marrëveshja e brishtë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ai urdhëroi ushtrinë që të vepronte me forcë kundër dhjetëra caqeve në Liban.

“Izraeli nuk do të lejojë që qytetarët e saj të rrezikohen e as sovraniteti i tij”, u tha në njoftim.

Ushtria izraelite, ndërkaq njoftoi se ka kryer sulme ndaj caqeve të Hezbollahut në jug të Libanit dhe ka goditur dhjetëra raketahedhës të grupit dhe një qendër komanduese nga ku Hezbollahu po operonte.

Hezbollahu kishte nisur të gjuajte raketa e dronë në Izrael kur Hamasi -grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor 2023 kreu sulm në Izrael, gjë që nxiti luftën në Gazë.

Konflikti Izrael-Hezbollah u përshkallëzua në luftë të plotë në shtator, teksa Izraeli kreu sulme masive ajrore dhe vrau shumicën e udhëheqësve të lartë të grupit libanez.

Luftimet vranë më shumë se 4.000 persona në Liban dhe zhvendosën afër 60.000 izraelitë. Luftimet u ndërprenë pasi palët arritën një marrëveshje armëpushimi dhjetorin e vitit të kaluar.

Sipas marrëveshjes, forcat izraelite do të duhej të tërhiqeshin nga i mbarë territori libanez deri në fund të janarit. Por, ky afat u shty deri më 18 shkurt, pas një marrëveshjeje të arritur mes Libanit dhe Izraelit.

Por, që atëherë Izraeli ka vazhduar të qëndrojë në pesë lokacione në Liban, përgjatë komuniteteve në veri të Izraelit dhe ka kryer dhjetëra sulme ajrore në jug dhe lindje të Libanit, duke thënë se po shënjestron Hezbollahun.

Libani ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara që t’i bëjnë presion Izraelit që të tërhiqet plotësisht nga shteti.

Një zyrtar i Hezbollahut tha të shtunën për Associated Press se grupi nuk ishte përgjegjës për sulmin.

Ndërkaq, përmes një deklarate kryeministri libanez, Nawaf Salam, i kërkoi ushtrisë të vendit të tij që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në jug, por tha se shteti nuk dëshiron që lufta të rikthehet.

Forcat e Përkohshme të OKB-së në Liban, të njohura me shkurtesën, UNIFIL, thanë se janë alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i dhunës dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që të shmangin rrezikimin e përparimit të bërë, duke shtuar se përshkallëzimi i mëtejmë do të ketë pasoja për mbarë rajonin.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestë kundër tenderit për plazhet: “Ulqini nuk është në shitje”
Artikulli tjetër Gjermania do të investojë një miliard euro – por si dhe ku?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.