KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kërcënohen me vdekje meteorologët në SHBA, pas dy uraganeve të fuqishme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Kërcënohen me vdekje meteorologët në SHBA, pas dy uraganeve të fuqishme
BotaKomentSociale

Kërcënohen me vdekje meteorologët në SHBA, pas dy uraganeve të fuqishme

Përditësimi i fundit: 11 Tetor, 2024 6:36 pm
123 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Uraganet shkatërrimtare tragjike ‘Helene’ e ‘Milton’ kanë shkaktuar një rritje të teorive dezinfromuese mbi motin dhe shkaqet e tragjedive, të nxitura nga opozita republikane në SHBA, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Meteorologët amerikanë po marrin kërcënime të shumta vdekjeje për paralajmërimet e tyre te frikshme mbi uraganin Milton, prej teorive të kontrollit të motit nga qeveritë dhe katastrofave të qëllimshme, të cilat janë shumëfishuar mes publikut pas dy uraganeve madhore që goditën SHBA.

Uragani Helene solli shkatërrim dhe me shume se 130 te vdekur në thuajse gjashtë shtete të SHBA, i ndjekur disa ditë më vonë nga uragani Milton që goditi në Florida.

Meteorologia e Michigan, Katie Nickolaou, tha se ajo dhe kolegët janë sulmuar verbalisht me teori dhe mesazhe që i dënonin për lajme të rreme dhe ‘reduktim të kategorisë së uraganeve’ shkatërrimtare, që sipas dyshuesve janë të krijuar e komanduar  nga qeveria.

“Nuk kam parë ndonjëherë kurrë kaq shumë dezinformacion. Njerëzit më thonë se ne kemi krijuar dhe drejtuar uraganet, ata besojnë se ne kontrollojmë motin. Nuk i bind dot se askush nuk mund të kontrollojë motin por retorika e tyre është shumë e ashpër, veçanërisht me ata që thonë se krijuesit e uraganit Milton ‘duhet vrarë’,” tha Nickolaou.

Një nga postimet që i drejtohej Nickolaou shkruante: “Mbyti ata që i krijuan uraganet dhe shërbëtorët e tyre”, të cilit gruaja i përgjigjej: “Të vrasësh meteorologët nuk i ndalon uraganet … nuk e besoj që më duhet të shkruaj diçka të tillë”.

“Njerëzit më kanë quajtur një seri sharjesh, më thonë të mbyll gojën ose të fik radarët Doppler, pasi besojnë se me të kontrollojnë uraganet,” tha Nickolaou.

Masa e dezinformacioni për uraganet nga Gjiri i Meksikës është shtuar pas pretendimeve të kampit të Trump se emergjencat në SHBA “kishin shpenzuar paratë e uraganeve për t’ua dhënë emigrantëve të jashtëligjshëm”, ndërsa postime të shumta konspirative përhapen në rrjetet TikTok, Facebook e X (më parë Twitter), ku thuhet se “punonjësit e motit në SHBA duhet të rrihen, të arrestohen, të ekzekutohen ose të varen”.

Disa nga aleatët e Trump kanë shkuar edhe më tej duke thënë se qeveria federale është në kontroll të fenomeneve të motit në SHBA. “Uragani Helene ishte një SULM i shkaktuar me anë të manipulimit të motit,” thuhej në një video të Michael Flynn, ish-këshilltari i sigurisë së Trump.

Kongresmenia Marjorie Taylor Greene ka komentuar në mënyrë të ngjashme. “Po, ata kontrollojnë motin. Është qesharake të gënjesh dhe të thuash se nuk mund të bëhet”, tha republikania.

Dezinformacioni ka sjellë kritika nga presidenti Joe Biden, që fajëson Trump për fushatën.

“Është qesharake, kjo duhet ë marrë fund,” përgjigje Biden mbi pretendimet, shkruan The Guardian.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Angli, i kërkuari për vrasje në Shqipëri, bllokon dëbimin me Konventat e të Drejtave të Njeriut
Artikulli tjetër Erdogan nga Beogradi: Do të thellojmë bashkëpunimin, në industrinë e mbrojtjes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut
Aktuale Koment Korrupsion Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.