KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Korea e Jugut, partia në pushtet kërkon largimin e presidentit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Korea e Jugut, partia në pushtet kërkon largimin e presidentit
AktualeBotaZhvillim

Korea e Jugut, partia në pushtet kërkon largimin e presidentit

Përditësimi i fundit: 6 Dhjetor, 2024 11:32 am
107 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shefi i partisë në pushtet në Korenë e Jugut kërkoi që presidenti i vendit, Yoon Suk Yeol, të largohet nga detyra, duke paralajmëruar se ka një “rrezik të madh” që presidenti të tentojë që sërish të shpallë gjendje lufte.

“Duke pasur parasysh faktet e reja që kanë dalë në dritë, unë besoj që pezullimi i menjëhershëm i detyrave të presidentit të Yoon Suk Yeol është i nevojshëm për të mbrojtur Republikën e Koresë dhe njerëzit e saj”, tha Han Dong-hoon, kreu i Partisë së Pushtetit Popullor të Yoonit.

Han po ashtu theksoi se ka “prova të besueshme” që tregojnë se Yoon kishte urdhëruar arrestimin e “politikanëve kryesorë”.

“Mbrëmë mësova se presidenti urdhëroi komandantin e mbrojtjes të arrestonte liderët kryesorë politikë, duke i cilësuar ata si forca antishtetërore dhe mobilizoi institucionet e inteligjencës në këtë proces,” tha Han.

“Yoon nuk e pranon se kjo shpallje e paligjshme e gjendjes së luftës është gjë e gabuar dhe ai ka dështuar të veprojë kundër zyrtarëve ushtarakë që kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme”, shtoi ai.

Por, deklaratat e Hanit bien në kundërshtim me njëra tjetrën, pasi një ditë më parë ai tha se partia e tij do ta bllokonte mocionin, për miratimin e të cilit duhen dy të tretat e votave në Parlament.

Blloku opozitar ka 192 ulëse në Parlamentin me 300 deputetë, ndërkaq partia e Yoonit ka 108. Nëse mocioni për pezullimin e Yoonit nga posti i presidentit do të kalonte, atëherë vendimi për largimin e tij do të varej nga Gjykata Kushtetuese.

Opozita veçse ka iniciuar një mocion për të rrëzuar nga pushteti Yoonin, që pritet të votohet të shtunën, por ende është e paqartë nëse ka vota të mjaftueshme që ky mocion të kalojë.

Sipas mediave lokale, Han do të takohet më 6 dhjetor me Yoonin, i cili nuk është parë në publik që nga orët e para të së mërkurës.

Më 3 dhjetor Presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, pasi e konsideroi të nevojshme për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët kundër shtetit.

Ai u zotua të çrrënjosë “forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut” dhe tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masën për të mbrojtur rendin kushtetues.

Ndërkohë disa orë më vonë ai u detyrua të tërhiqte vendimin pasi ligjvënësit u përballën me ushtrinë në Parlament dhe votuan për ta zhbërë vendimin dhe mijëra njerëz protestuan jashtë Parlamentit.

 

Marrë nga CNN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Superliga mbyll javën e 16-të
Artikulli tjetër Kontrollet në banesën e Veliajt, në kuadër të hetimit pasuror

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.