KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryeministri Orban akuzon udhëheqësit e BE-së: Synojnë “rrëzimin” e qeverisë hungareze
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kryeministri Orban akuzon udhëheqësit e BE-së: Synojnë “rrëzimin” e qeverisë hungareze
AktualeBotaKoment

Kryeministri Orban akuzon udhëheqësit e BE-së: Synojnë “rrëzimin” e qeverisë hungareze

Përditësimi i fundit: 11 Tetor, 2024 6:41 pm
131 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Hugarisë Viktor Orban pretendoi të premten se udhëheqës të Bashkimit Europian synojnë të “rrëzojnë” qeverinë e tij.

“Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Manfred Weber, Presidenti i Partive Popullore Europiane kanë njoftuar se kërkojnë të përmbysin qeverinë hungareze. Ata kanë deklaruar se duan një qeveri tjetër. Ata po ashtu janë shprehur se kush duhet të qeverisë në të ardhmen, si të thuash, një qeveri miqësore me Brukselin, sepse kjo qeveri sovrane nuk është e mirë për ta. Ata e kanë deklaruar hapur. Këtë gjë e kam ditur prej kohësh. Nuk duhet të jesh fitues i Nobelit për ta kuptuar”, tha ai duke folur të premten për median shtetërore hungareze.

Kryeministri hungarez po përballet me izolim në rritje nga Bashkimi Europian për shkak të qëndrimit të tij mbi luftën në Ukrainë dhe akuzave se gjatë udhëheqjes së tij 14 vjeçare, qeveria në mënyrë të vazhdueshme ka kufizuar parimet dhe të drejtat që garantojnë një shtet demokratik.

“Brukseli kërkon të delegojë një socialist dhe një anëtar të Partive Popullore në qeverinë e ardhshme hungareze, që do të mbështeste objektivat më të rëndësishme të Brukselit, që janë shkaku i konflikteve tani”, tha Orban.

Kryeministri Orban prej kohësh ka patur mosmarrëveshje me BE-në për shkak të asaj që blloku europian e sheh si kufizim të të drejtave demokratike në Hungari dhe ai është kritikuar përherë e më shumë për marrëdhëniet e ngushta me autokracitë si Rusia dhe Kina.

Dy vjet më parë, Parlamenti Europian deklaroi se Hungaria nën drejtimin e Viktor Orbanit ishte kthyer në “një regjim hibrid të autokracisë zgjedhore”, duke e nxjerrë nga komuniteti i demokracive.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama në Hungari: 350 milionë euro investime hungareze, në Shqipëri
Artikulli tjetër I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor: Partneritet më efektiv me Kosovën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.