KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lideri i opozitës largohet nga Venezuela, kërkon azil në Spanjë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Lideri i opozitës largohet nga Venezuela, kërkon azil në Spanjë
Bota

Lideri i opozitës largohet nga Venezuela, kërkon azil në Spanjë

Përditësimi i fundit: 8 Shtator, 2024 2:45 pm
91 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e Venezuelës ka thënë se lideri i opozitës Edmundo Gonzalez ka ikur nga vendi, dhe ka kërkuar azil në Spanjë, raporton “BBC”.

Gonzalez, që ishte kundërkandidat i Nicolas Maduros në zgjedhjet presidenciale, po fshihej pasi ishte lëshuar urdhër arrest për të pasi opozita kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në korrik. U organizuan protesta masive kur Komisioni Zgjedhor (CNE), që kontrollohet nga qeveria, e shpalli Nicolas Maduron fitues.

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, në një postim në rrjete sociale tha se Gonzalez kishte shkuar në Ambasadën e Spanjës disa ditë më parë dhe kishte kërkuar nga Qeveria e Spanjës azil politik.

Ajo ka shtuar se Venezuela është pajtuar t’i ofrojë atij largim të sigurt dhe ai është larguar. Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, ka thënë se Gonzalez është larguar nga Venezuela me kërkesën e vetë, me një aeroplan të Forcës Ajrore të Spanjës.

Ai ka thënë se Qeveria e Spanjës është e përkushtuar për të drejtat politike të të gjithë venezuelanëve.
Një avokat i Gonzalezit ka konfirmuar për agjencinë “AFP” se ai është larguar nga Venezuela për në Spanjë, por nuk ka dhënë më tepër detaje.

Derisa ai u largua, forcat e sigurisë së Venezuelës kanë rrethuar Ambasadën e Argjentinës në Karakas.
Gjashtë kundërshtarë politikë të Maduros janë duke u strehuar atje. Ministria e Jashtme e Venezuelës ka pretenduar se “po komplotohet për vepra terroriste brenda”.

Venezuela është zhytur në një krizë politike që kur autoritetet e shpallën Maduron fitues të zgjedhjeve të 28 korrikut.

Opozita ka pretenduar se ka dëshmi se Gonzalez i ka fituar bindshëm zgjedhjet.

Një numër i shteteve, përfshirë SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe shtete të Amerikës Latine, kanë refuzuar ta njohin Maduron si fitues të zgjedhjeve presidenciale pa u publikuar të dhënat e plota të votimit.

Qeveria e Maduros ka arrestuar mbi 2400 persona që nga zgjedhjet, duke krijuar “një klimë të frikës” siç e kanë quajtur Kombet e bashkuara.

Gonzalez ishte duke u fshehur që nga 30 korriku, duke u frikësuar për arrestimin pas deklaratave të bëra nga politikanët qeveritarë që thanë se ai e ka vendin “prapa grilave”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm e kishte akuzuar Gonzalezin për konspiracion dhe falsifikim të dokumenteve.

75-vjeçari nuk ishte i njohur para marsit të këtij viti, kur koalicioni opozitar e bëri atë kandidat presidencial.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit

Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë

Irani tenton të mbajë të hapura marrëdhëniet tregtare me Kinën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mijëra francezë protestojnë kundër zgjedhjes së Barnier, kryeministër
Artikulli tjetër Trump: Kur të fitoj, ata që mashtruan në zgjedhje do të dënohen me burgim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 8 Maj, 2026
Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 8 Maj, 2026
Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.