KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lindja e Mesme, thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Lindja e Mesme, thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet
AnalizeBotaFokusKultureSocialeZhvillim

Lindja e Mesme, thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Përditësimi i fundit: 10 Gusht, 2025 11:51 am
446 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet para disa javësh, ku theksoi se ka “rrezik të shtuar” për muzetë dhe punonjësit e tyre në Izrael dhe  në Iran. ICOM, i cili përbëhet nga 8 mijë profesionistë të muzeve në mbarë botën, duke përfshirë anëtarë nga Izraeli dhe Irani. Këshilli Ndërkombëtar u kërkoi palëve që t’u përmbahen konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, edhe gjatë konflikteve. “Gjithsesi, ne s’mund të bëjmë më tepër se sa të këshillojmë dhe paralajmërojmë, tha për DW, Felicia Sternfeld, presidente e Komitetit Kombëtar Gjerman pranë ICOM.

Po sa ndikim pati apeli i Këshillit? Pavarësisht se luftimet u ndalën situata në terren është ende e nderë. Nga Irani vijnë informacione të vakëta, pasi qeveria vështirë se lejon gazetarë të huaj që të hyjnë në vend dhe e ka kufizuar ndjeshëm praninë e shtypit. Megjithatë, një gjë është e sigurt: planet e emergjencës u aktivizuan në të dyja vendet, sapo nisi konflikti Izrael-Iran. Me aq sa mundën, ekspertët punuan për të siguruar, hequr dhe zhvendosur asetet kulturore.

Evakuimi i Muzeut Kombëtar në Teheran

Irani është vend me trashëgimi të pasur kulturore, e cila përfshin 28 site të trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe rreth 840 muze, 300 prej të cilëve administrohen nga Ministria e Kulturës. “Irani ka një autoritet të mirë-organizuar dhe profesionist të trashëgimisë kulturore”, tha gjatë një interviste në radion “Deutschlandfunk”, Judith Thomalsky, drejtuesja e departamentit të Teheranit në Institutin Gjerman të Arkeologjisë.

Zyra e drejtuar nga Thomalsky vepron në Berlin që prej vitit 2023, kohë kjo kur mijëra iranianë protestuan kundër regjimit dhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë tërhoqi stafin nga institucionet si masë parandaluese. Vetë Instituti e vijon punën e tij me staf vendas, në mjediset e ambasadës gjermane në Teheran, dhe Thomalsky mban aq sa mundet kontakt me rrjetin e saj iranian.

Barbara Helwing, drejtuese e Muzeut të Antikitetit pranë Lindjes së Afërt në Berlin, njëkohësisht parardhëse e Thomalskyt nga viti 2000-2014, është gjithashtu eksperte për Iranin. Për televizionin lokal gjerman RBB, Helwing tha se ishte në kontakt me kolegët e saj të Muzeut Kombëtar deri para pak ditësh, por më pas nuk ka pasur komunikim pasi regjimi i Iranit ka bllokuar internetin.  “Dimë që muzeu dhe dy ndërtesat e tij të mëdha pranë Ministrisë së Jashtme janë zbrazur”,  tha Helwing.

Thasët me rërë mbrojnë ekspozitat e rëndësishme 

Muzeu Kombëtar i Iranit nuk është vetëm më i vjetri por edhe më i rëndësishmi në vend. I përbërë nga dy ndërtesa të mëdha, në të gjenden më shumë se 300 mijë zbulime arekologjike nga periudha para-Islamike dhe Islamike, ku përfshihen shumë sende guri, qeramike, xhami dhe metalesh.

“Marrëdhënia me trashëgiminë kulturore në Iran është shumë e ngushtë” – thotë Helwing. Identiteti kulturor në Iran bazohet mbi një histori të gjatë dhe vetëdijen se e para perandori në histori, Perandoria Perse në lashtësi (rreth 550 deri në 330 para Krishtit), u krijua në Iran. Sipas Helwing, të gjitha sendet muzeale të lëvizshme, u transportuan nxitimthi në bodrume.

Artifaktet e palëvizshme, kryesisht sende guri, u mbuluan me thasë rëre për t’i mbrojtur ato nga sulmet. Në ndryshim nga Izraeli, Irani nuk ka bunkerë, as për njerëzit dhe as për thesaret artistike.

Mbrojtja e siteve arkeologjike, të cilat shpesh ndodhen në mjedise të hapura, ka rezultuar shumë më e vështirë. “Nuk mund të mbrohen. Thjesht duhet shpresuar që ato janë shumë larg shenjestrave të mundshme” – thekson Helwing.

Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore me ligje ndërkombëtare 

Izraeli ka aktualisht 9 site të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ku përfshihen Qyteti i Bardhë i Tel Aviv, një lagje me shumë ndërtesa të stilit arkitekturor Bauhaus, kalaja Masada në majë të malit dhe Qyteti i Vjetër i Akre. “Në dijeninë tonë nuk ka pasur dëme të artifakteve arkeologjike, objekteve apo muzeve që janë nën menaxhimin e Autoritetit Izraelit të Antikitetit” – raportuan “Tehran Times” dhe Times of Israel”, duke cituar autoritetin përkatës.

Sitet e trashëgimisë botërore mbrohen zyrtarisht nga bashkësia ndërkombëtare. Konventa e Hagës e vitit 1954 parashikon mbrojtjen e siteve kultutore gjatë konflikteve të armatosura, ndërsa Konventa e Trashëgimisë Botërore e UNESCO-s siguron ruajtjen e pasurive kulturore midis kombeve.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?
Artikulli tjetër Maqedoni e Veriut, zgjedhjet lokale më 19 tetor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.