KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Bumi turistik në Shqipëri: Çfarë thonë statistikat?

Përditësimi i fundit: 10 Gusht, 2025 11:48 am
270 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Miliona vizitorë, miliarda euro. Turizmi ka nxitur shumë nga diskutimet përreth Shqipërisë në vitet e fundit.

Por, si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, vera ka sjellë edhe disa shqetësime se plazhet shqiptare kanë më pak njerëz sesa pritej.

Një vit më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte thënë se publikimi i fotografive e videove të plazheve të boshatisura ishte “sulm i organizuar” për ta dëmtuar turizmin në Shqipëri.

Më vonë, ai tha se Shqipëria duhet të synojë turistë që shpenzojnë më shumë dhe jo vetëm të vazhdojë ta rrisë numrin e turistëve.

Megjithatë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë, numri i turistëve është rritur sërish, edhe pse jo me trajektore aq pozitive sa në vitet paraprake.

Të dhënat e përdorura për këtë artikull tregojnë numrin e vizitorëve gjatë gjysmës së parë të secilit vit, pasi të dhënat për muajin korrik të këtij viti nuk janë publikuar ende.

Nga Azia, Afrika e Amerikat – numri i vizitorëve të huaj nga çdo cep i botës është rritur, në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve paraprake.

Megjithatë numri më i madh i vizitorëve të huaj në Shqipëri, rreth 95 për qind, janë nga Evropa – me Kosovën që, ndër vite, ka mbetur burimi më i madh i turistëve të huaj në Shqipëri.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj që vizituan Shqipërinë vitin e kaluar shpenzuan rreth pesë miliardë euro.

Kjo do të thotë që një vizitor shpenzoi mesatarisht 427 euro, shifër që, sipas Bankës së Shqipërisë, është më e ulët sesa e vendeve të rajonit si Greqia e Turqia.

Por, Këshilli Botëror për Udhëtime dhe Turizëm (WTTC) ka parashikuar se shpenzimet e turistëve do të rriten këtë vit, duke arritur në 7.3 miliardë euro, apo 26.4 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

WTTC-ja parasheh se, deri në vitin 2034, sektori i turizmit do të punësojë rreth 314 mijë persona. Aktualisht, ky sektor punëson rreth 20 për qind të fuqisë punëtore në Shqipëri.

Ku shkojnë turistët në Shqipëri?

Në jug, plazhet me gurë e ujë të pastër tërheqin numrin më të madh të vizitorëve, ndërkohë që, në veri, shumë vizitorë drejtohen për në Theth e Valbonë.

Por, sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, edhe disa muze dhe parqe kombëtare tërhoqën qindra mijëra turistë përgjatë vitit 2024.

Mbi 90 për qind e të gjithë vizitorëve të huaj e vizitojnë Shqipërinë për pushime ose vizitë te të afërm.

Megjithatë, në vitet e fundit është rritur dukshëm edhe numri i udhëtarë kalimtarë, që hynë në Shqipëri vetëm për të shkuar drejt destinacioneve të tjera.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria “përpihet” nga flakët, në 24 orë, 38 vatra zjarri
Artikulli tjetër Lindja e Mesme, thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.