Sipërfaqe të mëdha toke në Long Island të Nju Jorkut janë shkrumbuar nga flakët që shpërthyer që prej të shtunës.
Katër vatra zjarri filluan fillimisht në Hamptons të shtunën dhe më pas u përhapën me shpjetësi nxitur nga erërat e forta duke përhapur kështu panik dhe në zonat e banuara përreth.
Centre Moriches, East Moriches, Eastport dhe Ëesthampton janë zonat e prekura nga zjarri në East End të Long Island, ndërsa qielli është mbuluar nga re të dendura tymi duke çuar dhe në mbylljen e një autostrade kryesore në Suffolk County.
Guvernatori Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të shtunën pasdite, ndërsa në zonat e prekura janë mobilizuar 80 agjenci për shuarjen e flakëve, por erërat e forta vështirësojnë punën e zjarrfikësve në terren.
Gjithashtu guvernatori Hokul tha se zjarret ishin në Pine Barrens, një park natyror prej 105,000 hektarësh, pranë aeroportit Francis S. Gabreski në Westhampton.
Marrë nga Newsbomb.al