Agjencia Palestineze e Mbrojtjes Civile tha se 46 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit, ndërsa prisnin të merrnin ndihmë pranë qendrave të shpërndarjes së ushqimit në Rripin e Gazës.
Një zëdhënës i ushtrisë i intervistuar nga AFP tha se ushtarët kishin parë një grumbullim njerëzish pranë pozicioneve të tyre në kryqëzimin Netzarim gjatë natës. Raportet për lëndime nga zjarri izraelit “janë nën hetim”, shtoi ai.
Pamjet e marra nga një gazetar i AFP treguan njerëz të plagosur dhe të pavetëdijshëm që po dërgoheshin në spital.
“60% e të plagosurve që u dërguan në spitalin fushor të Kryqit të Kuq janë në gjendje të rëndë dhe shumica e tyre do të vdesin”, tha Ziad Farhat, një ndihmës mjekësor në Spitalin Nasser, i cili u bëri thirrje civilëve të shmangin qendrat e shpërndarjes së ndihmave.
Për shkak të kufizimeve të vendosura për median në Rripin e Gazës dhe vështirësisë së aksesit në zonë, AFP tha se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur raportin e Agjencisë Palestineze të Mbrojtjes Civile.
Marrë nga AFP