Mafia italiane po braktis praktikën e konflikteve të armatosura thotë raporti i DIA-s.
Raporti thotë se, Cosa Nostra siciliane dhe Camorra napolitane po krijojnë aleanca brenda dhe jashtë vendit, ndërsa Ndrangetta – me seli në Kalabri – po përqendrohet gjithnjë e më shumë në kontrollin e punëve publike.
Ai paralajmëroi se punët publike të lidhura me planin kombëtar të rimëkëmbjes pas pandemisë Covid-19, planet për të ndërtuar një urë të madhe që lidh Siçilinë me kontinentin dhe përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore 2026 kërcënohen nga infiltrimi i mafias.
DIA gjithashtu thekson trajnimin teknologjik të anëtarëve të mafias, të cilët tani përdorin kanale komunikimi të koduara dhe mbajnë kontakt me të burgosurit nëpërmjet dronëve. Ata shfrytëzojnë platformat e mediave sociale për të organizuar herë pas here “shfaqje pushteti”, me qëllimin përfundimtar të tërheqjes dhe rekrutimit të të rinjve të margjinalizuar, thotë raporti.
Marrë nga Ansa.it