KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Marina e Iranit pothuajse është rrënuar, por kërcënimi në Ngushticën e Hormuzit mbetet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Marina e Iranit pothuajse është rrënuar, por kërcënimi në Ngushticën e Hormuzit mbetet
AktualeAnalizeBotaFokusOpinion

Marina e Iranit pothuajse është rrënuar, por kërcënimi në Ngushticën e Hormuzit mbetet

Përditësimi i fundit: 13 Mars, 2026 9:11 am
76 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kanë shkatërruar pothuajse plotësisht flotën tradicionale detare të Iranit në një fushatë të madhe bombardimesh që nga 28 shkurti.

Por, kërcënimi i Teheranit ndaj Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë, nuk është zbehur.

Irani e ka mbyllur këtë kalim të ngushticë ujore, përmes të cilit kalon 20 për qind e furnizimit botëror me naftë, duke përdorur taktika të luftës asimetrike.

Përveç marinës tradicionale të Iranit, Korpusi i fuqishëm i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), dega elitare e forcave të armatosura të vendit, ka edhe njësitë e veta detare që vazhdojnë të ngacmojnë dhe sulmojnë anijet në Gjirin Persik.

“Megjithëse mendoj se marina iraniane në këtë pikë është kryesisht joefektive në luftë, marina e IRGC-së mbetet e aftë të pengojë transportin detar”, tha Sascha Bruchmann, analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike me bazë në Londër.

“Kjo ruan një atmosferë rreziku që shumica e linjave civile të transportit detar dhe kompanive të sigurimit do ta vlerësojnë të papranueshme”, shtoi Bruchmann.

Marina e dobësuar

Shtetet e Bashkuara e kanë dobësuar shumë marinën tradicionale të Iranit që nga 28 shkurti.

Ushtria amerikane tha më 11 mars se kishte fundosur 60 anije iraniane. Imazhet satelitore dhe pamjet ushtarake të publikuara sugjerojnë se shumica e flotës detare të Iranit është dëmtuar ose shkatërruar.

Dy anijet luftarake të klasit “Mowj” të Iranit, fregata e klasit “Alvand Sabalan” dhe anija bazë për operacione të avancuara “Makran”, e cila i jepte Teheranit një kapacitet të kufizuar për projeksion të fuqisë në distanca të gjata, janë zhdukur, e po ashtu edhe qindra varka të shpejta sulmuese që përbënin shtyllën kryesore të strategjisë asimetrike detare të IRGC-së në Gjirin Persik.

Më 4 mars, një nëndetëse amerikane e fundosi anijen luftarake iraniane “IRIS Dena” në Oqeanin Indian pranë Shri Lankës, ndërsa fregata po kthehej nga stërvitjet shumëkombëshe, me rreth 180 personel në bord.

Kjo ishte fundosja e parë e konfirmuar gjatë luftës nga një nëndetëse e një anijeje sipërfaqësore që nga viti 1982, kur Britania fundosi anijen argjentinase “General Belgrano” gjatë Luftës së Falkland-it, duke theksuar shtrirjen dhe synimin e fushatës amerikane.

Por, këto humbje nuk e kanë zvogëluar kërcënimin e Iranit ndaj transportit detar në Gjirin Persik, thonë ekspertët.

Predhat iraniane goditën “Mayuree Naree”, një cisternë civile me flamur të Tajlandës, më 11 mars, e cila po përpiqej të kalonte ngushticën. Fotografitë nga evakuimi i ekuipazhit treguan dëmtime pak mbi vijën e ujit pranë pjesës së pasme të anijes, një shenjë tipike e dronëve sipërfaqësorë të mbushur me eksploziv që godasin në nivelin e vijës së ujit.

Doktrina detare e Iranit

Irani e ndryshoi doktrinën detare pasi marina e SHBA-së fundosi rreth gjysmën e flotës tradicionale të Iranit brenda një dite të vetme në prill të vitit 1988. Sulmi ishte në kundërpërgjigje për minimin e një anijeje luftarake amerikane disa ditë më parë.

Ekspertët thonë se incidenti i tregoi Teheranit se lufta detare simetrike kundër një superfuqie ishte një propozim i humbur.

Pas kësaj pasoi një zhvendosje disa dekadëshe drejt mjeteve asimetrike: varka të shpejta sulmuese, raketa kundër anijeve të vendosura në breg, mina detare, nëndetëse të vogla dhe, kohët e fundit, mjete sipërfaqësore pa pilot (USV) të konfiguruara si bomba lundruese.

Irani e institucionalizoi këtë ndarje, pra forca detare simetrike dhe ajo asimetrike, në dy marina të veçanta.

Marina e Iranit – pjesë e ushtrisë së rregullt – mbajti një flotë tradicionale për prestigj dhe për dislokime të rastësishme në distanca të gjata, përfshirë një udhëtim transatlantik edhe në vitin 2021.

Por, instrumenti i vërtetë i luftës ishin njësitë detare të IRGC-së, të cilat u ndërtuan posaçërisht për operacione ngacmimi dhe mohimi në ujërat e cekëta të Gjirit Persik, të mbushura me ishuj, ku gjeografia ngushton distancat dhe neutralizon pjesërisht përparësitë e një force tradicionale superiore.

Gjatë viteve, forcat detare të IRGC-së kanë publikuar pamje të depozitave nëntokësore që strehojnë varka të shpejta sulmuese, disa prej të cilave ka të ngjarë të jenë të konfiguruara si mjete sipërfaqësore pa pilot, ose varka vetëvrasëse.

Kjo është një taktikë e përdorur nga Ukraina kundër flotës së Detit të Zi të Rusisë, megjithëse ekspertët thonë se variantet iraniane janë më pak të sofistikuara teknikisht.

“Dyshoj se ato mund t’i shkaktojnë anijeve luftarake amerikane të njëjtin lloj dëmi që Ukraina i ka shkaktuar anijeve ruse”, tha Bruchmann, duke shtuar se synimi më i mundshëm janë anijet civile që furnizojnë tregjet globale të naftës.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha më 10 mars se kishte fundosur 16 anije iraniane për vendosjen e minave detare.

Por, Mohammad Farsi, ish-oficer i marinës iraniane, i tha Radio Farda të REL-it se fokusi tek minat e humb thelbin e çështjes.

“Çdo anije mund ta bëjë këtë, madje edhe skafet e shpejta të IRGC-së që ndodhen aktualisht në Gjirin Persik”, tha ai.

“Sipas mendimit tim si oficer detar, nuk ka nevojë që Irani të vendosë mina në hyrje të Gjirit Persik tani për tani. Arsyeja pse anijet nuk po kalojnë është se kompanitë e dinë se mundësia për t’u goditur është jashtëzakonisht e lartë”, shtoi ai.

Ai përmendi aftësitë iraniane të dronëve pranë ishujve Qeshm, Hengam dhe Larak – të pozicionuar pranë korridoreve kryesore të transportit detar – si kërcënimi më i menjëhershëm.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Serbia blen raketa “shkatërruese” kineze, Kroacia njofton NATO-n
Artikulli tjetër Libani, një vend në arrati

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.