KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Masakër në Suedi, 10 të vdekur nga sulmi në një kampus, ku mësonin emigrantë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Masakër në Suedi, 10 të vdekur nga sulmi në një kampus, ku mësonin emigrantë
AktualeBotaSociale

Masakër në Suedi, 10 të vdekur nga sulmi në një kampus, ku mësonin emigrantë

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2025 8:59 am
124 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

“Të shtënat masive më të këqija në historinë e Suedisë”, e cilësoi kryeministri suedez, Ulf Kristersson, sulmin me armë që la pas 10 të vdekur në një shkollë në Orebro të Suedisë.

Ishte “akt brutal”, tha kryeministri, teksa ngushëlloi familjarët e viktimave dhe tha se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten kurrë më në vend.

“Mendimet tona në këtë moment shkojnë edhe për të lënduarit dhe familjarët e tyre, si dhe për të tjerët të prekur. Unë dhe familja ime dëshirojmë të shprehim vlerësimin më të madh për policinë e personelin mjekësor që punoi intensivisht për të shpëtuar dhe mbrojtur jetë njerëzish në këtë ditë të errët”, u shpreh mbreti i Suedisë, Carl XVI Gustaf.

Autori, një shtetas suedez 35-vjeçar, është mes viktimave. Ai qëlloi veten pas masakrës që shkaktoi në institucionin arsimor. Sipas Ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë së Orebros, autori, që nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ka vepruar i vetëm, duke përjashtuar mundësinë e një akti terrorist.

I shokuar nga ngjarja, babai i autorit nuk u besonte syve kur pa lajmin në ekran. “Nuk di asgjë, kjo duhet të jetë e pamundur”, tha ai në një telefonatë për gazetarët.

Pesë persona ndodhen në spital, katër prej të cilëve iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.

Dëshmitarët përshkruajnë çastet e tmerrit në kampusin, që frekuentohet nga studentë mbi 20 vjeç e ku ofrohen kurse të gjuhës suedeze për emigrantët, trajnime profesionale dhe programe për personat me aftësi të kufizuara.

“Një person hapi derën e klasës pas pushimit të drekës dhe duke bërtitur, tha se të gjithë duhej të dilnin jashtë”, tregoi një mësuese.

“I nxora të gjithë 15 studentët e mi në korridor dhe filluam të vrapojmë. Pastaj dëgjova dy të shtëna, por ia dolëm. Ishim afër hyrjes së shkollës. Pashë njerëz që tërhiqeshin zvarrë të plagosur. E kuptova se ishte shumë serioze”, tha.

Ajo pohoi se në institucionin arsimor kishte shumë pak nxënës kur ndodhi sulmi, pasi shumica ishin larguar kur përfunduan testimin.

Dhuna dhe sulmet me armë janë shtuar gjatë viteve të fundit në Suedi, duke rritur shqetësimet për sigurinë në vend.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

A po i vjen fundi?

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit

Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shtëpia e Bardhë denoncon: USAID-i financoi LGBT në Serbi,
Artikulli tjetër Publikohet raporti i rrëzimit të avionit me 38 të vdekur në Kazakistan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.