Një grup militantësh kanë marrë peng një tren me qindra pasagjerë në provincën jugperëndimore të Baloçistanit në Pakistan, duke vrarë të paktën 10 persona, sipas zyrtarëve të qeverisë pakistaneze.
Nga viktimat, nëntë ishin pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa i vrarë mbeti edhe një nga drejtuesit e trenit, tha zyrtari i lartë i hekurudhave, Imran Hayat.
Treni, i njohur si Jaffer Express, u ndalua me forcë nga militantët në një tunel në rajonin malor të Bolanit, ndërsa po udhëtonte nga Quetta drejt qytetit veriperëndimor të Peshawarit. Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin rreth 450 pasagjerë.
Deri në orët e vona të së martës, forcat e sigurisë kishin arritur të shpëtonin 80 pengje, mes të cilëve 43 burra, 26 gra dhe 11 fëmijë. Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdon për të liruar të mbijetuarit e tjerë.
Megjithatë, Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif e dënoi ashpër sulmin, duke theksuar se “terroristët nuk kanë asnjë lidhje me Islamin, Pakistanin apo Baloçistanin”. Ndërkohë, kryeministri i Baloçistanit, Mir Sarfraz Bugti, deklaroi se operacioni do të vazhdojë “deri në eliminimin e terroristit të fundit”.
BLA është një nga grupet më të rrezikshme në Pakistan, duke marrë përgjegjësinë për disa nga sulmet më vdekjeprurëse të vitit të fundit.
Marrë nga Gazeta-shqip.com