KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mijëra protestues përpara Kuvendit Kombëtar Demokrat Amerikan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Mijëra protestues përpara Kuvendit Kombëtar Demokrat Amerikan
Bota

Mijëra protestues përpara Kuvendit Kombëtar Demokrat Amerikan

Përditësimi i fundit: 20 Gusht, 2024 7:08 am
114 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa delegatët e Partisë Demokrate mbërritën gjatë fundjavës në Çikago për kuvendin kombëtar të partisë, mijëra demonstrues u mblodhën në këtë qytet për të protestuar.

Dhjetëra protestues thyen një gardh sigurie pranë vendit ku mbahej Kuvendi Kombëtar Demokrat në ditën e hapjes së tij të hënën, ndërsa mijëra vetë dolën në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj luftës në Gazë.

Familje me foshnja në karroca, studentë, udhëheqës të zgjedhur dhe të tjerë që mbanin banderola dhe flamuj iu bashkuan marshimit drejt qendrës ku mbahej kuvendi, për të bërë thirrje për një armëpushim në luftën Izrael-Hamas. Ndërsa grupi më i madh marshonte në mënyrë paqësore, disa dhjetëra persona që u shkëputën, shkatërruan pjesë të gardhit të sigurisë.

Disa protestues që kishin arritur të kalonin gardhin u ndaluan dhe u vunë në pranga nga policia. Oficerët vendosën maska gazi ndërsa disa protestues u përpoqën të rrëzonin një gardh të dytë të ngritur përpara policisë. Autoritetet thanë se perimetri i brendshëm i sigurisë që rrethon vendin e kongresit nuk ishte shkelur dhe nuk kishte asnjë rrezik për ata që merrnin pjesë në kuvend.

Drejtuesi i policisë së Çikagos, Larry Snelling, tha se disa nga protestuesit që rrëzuan gardhin, hodhën shishe uji dhe sende të tjera ndaj policisë.

“Nuk do të tolerojmë askënd që do të vandalizojë qytetin tonë”, tha ai.

Kuvendi i demokratëve fillon të hënën dhe përfundon më 22 gusht. Këto grupe njerëzish kanë qëllime të ndryshme për të protestuar. Aty ka demonstrues që duan më shumë të drejta për komunitetin LGBTQ+, mbrojtjen e të drejtave riprodhuese të grave dhe mbi të gjitha arritjen e menjëhershme të një armëpushimi në luftën Izrael-Hamas

Sarah Bechdel është njëra nga protestuesit e shumtë që tanimë janë mbledhur pranë vendit ku do të mbahet Kuvendi i Partisë Demokrate. Protestuesja Bechdel thotë se vendosi të protestojë pasi dëshiron që kjo t’i dërgojë mesazh Nënpresidentes Kamala Harris.

“Unë jam këtu sepse dua që administrata e Presidentit Biden dhe Nënpresidentja Harris ta kuptojnë se ka njerëz që nuk janë të gatshëm të votojnë për të, nëse ajo vazhdon armatosjen e Izraelit”, thotë zonja Bechdel.

“Çdo aktivist, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë, nëse nuk tregon solidaritet me popullin në Gazë, atëherë ju keni dështuar tërësisht si aktivist. Nuk mund të jeni në favor të lirisë personale nëse nuk përkrahni lirinë e popujve të tjerë”, thotë Andy Thaier, aktivist në Çikago.

Protestues të tjerë kanë qëllime të tjera.

“Unë dua që individët transgjinor të respektohen ashtu siç janë dhe dua paqe, dashuri dhe drejtësi”, thotë Elijah Lamb.

“Nuk e dimë saktësisht se sa njerëz do të mblidhen. Duke u mbështetur në protestat e mëparshme të Çikagos, ne kemi parë protesta në qendër të qytetit për Palestinën me rreth 25,000 njerëz, ne presim dhjetëra mijëra njerëz”, thotë Kobi Guillory, një nga organizatorët e ‘Marshit drejt Kuvendit të Demokratëve’ në Çikago.

Kuvendi pritet të tërheqë 50 mijë njerëz në qytetin e tretë më të madh të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë delegatët demokratë, aktivistët dhe gazetarët.

“Qyteti po mirëpret botën sërish në këtë ngjarje historike, emërimin e gruas së parë zezake, e cila ka origjinë edhe nga Azia jug-lindore, si kandidate për postin më të rëndësishëm në botë. Çikago e ka këtë të drejtë dhe do ta bëjë këtë me nder dhe mirësi”, thotë Kryetari i Çikagos, Brandon Johnson.

Qyteti thotë se ka marrë masat e nevojshme me policinë dhe Shërbimin Sekret për të siguruar mbarëvajtjen e kuvendit.

Kjo është një javë e rëndësishme për zonjën Harris ndërsa demonstratat tregojnë për ndasitë që ekzistojnë në mesin e demokratëve, sidomos për politikat që kanë të bëjnë me luftën e Izraelit kundër Hamasit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin

Investimet e huaja/ Rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ligjvënësit republikanë publikojnë raportin, ku kërkohet shkarkimi i Presidentit Biden
Artikulli tjetër Gazetari shqiptar ngjall revoltë në rrjet, shfaqet me flamurin e Serbisë në transmetim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.