KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në Gjeorgji vazhdojnë protestat, BE-ja paralajmëron ndëshkime
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Në Gjeorgji vazhdojnë protestat, BE-ja paralajmëron ndëshkime
BotaZhvillim

Në Gjeorgji vazhdojnë protestat, BE-ja paralajmëron ndëshkime

Përditësimi i fundit: 11 Dhjetor, 2024 9:36 am
165 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Protestuesit proevropianë u mblodhën në rrugët e Tbilisit për natën e 13-të me radhë, për të protestuar kundër Qeverisë së udhëhequr nga partia Ëndrra Gjeorgjiane.

Rreth 4.000 protestues, duke valëvitur flamujt e BE-së dhe të Gjeorgjisë, u mblodhën jashtë ndërtesës së Parlamentit, të zemëruar me vendimin e fundit të Qeverisë për t’i lënë mënjanë bisedimet e pranimit në Bashkimin Evropian së paku deri në vitin 2028.

“Çdo ditë pas punës, ne vijmë këtu”, i tha AFP-së Sofia Japaridze, 40 vjeçe.

“E gjithë Gjeorgjia, çdo qytet, çdo fshat, të gjithë duan [të bashkohen] me BE-në. Ne nuk duam të kthehemi në Bashkimin Sovjetik”, u shpreh ajo.

Ministrat e Jashtëm të BE-së, të cilët do të mblidhen në një samit më 16 dhjetor, paralajmëruan se do të diskutojnë për ndëshkimin e liderëve gjeorgjianë, për shkak të, siç thanë, taktikave të represionit kundër protestuesve, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Mjetet e fundit represive, të përdorura nga autoritetet gjeorgjiane, kanë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe. BE-ja do të shqyrtojë masa shtesë”, thuhet në një deklaratë.

“Mbi 400 individë janë arrestuar dhe më shumë se 300 thuhet se kanë pësuar dhunë dhe keqtrajtim. Shumë prej tyre kanë pasur nevojë për kujdes urgjent mjekësor”, sipas BE-së.

Në deklaratën e saj thuhet, po ashtu, se ka “shqetësime të besueshme të torturës dhe trajtimit çnjerëzor” dhe se raportet për shkelje të të drejtave të njeriut duhet të hetohen.

“BE-ja shpreh keqardhje për këto veprime shtypëse kundër protestuesve, përfaqësuesve të mediave dhe liderëve të opozitës dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë individëve të arrestuar”, thuhet në deklaratë.

Gjeorgjia mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2023, por marrëdhëniet e saj me Brukselin u përkeqësuan muajt e fundit, fillimisht për shkak të miratimit të një ligji të diskutueshëm për “agjentët e huaj”.

Sipas kritikëve, ky ligj kërcënon t’i diskreditojë publikisht mijëra media dhe grupe të shoqërisë civile.

Tensionet u rritën edhe më shumë pasi partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, shpalli fitoren në zgjedhjet e 26 tetorit.

Për këto zgjedhje, opozita properëndimore dhe presidentja gjeorgjiane, Salome Zurabishvili, thanë se ishin manipuluar me ndihmën e Moskës.

Protestat, pastaj, u intensifikuan kur Qeveria e Tbilisi tha se do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësim në BE së paku deri në vitin 2028.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit

Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës

Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimet e banesave në Mbretërinë e Bashkuar rriten rreth 4 %
Artikulli tjetër Dy sfida të zjarrta sot në Champions

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?
Analize Fokus Koment Kryesore Politike Sociale 23 Tetor, 2026
Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 23 Tetor, 2026
A po i vjen fundi?
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.