KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në Seul kthehet normaliteti pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Në Seul kthehet normaliteti pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme
BotaZhvillim

Në Seul kthehet normaliteti pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2024 8:28 pm
97 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gjashtë parti opozitare të Koresë së Jugut dorëzuan sot në Asamblenë Kombëtare një mocion që kërkon shkarkimin e Presidentit Yoon Suk Yeol, për shkak të vendimit të tij të djeshëm për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Parlamenti e hodhi poshtë vendimin e tij me votim unanim dhe gjashtë orë më pas, Presidenti Yoon u detyrua ta anulonte gjendjen e jashtëzakonshme. Pavarësisht se vendi duket se iu rikthye normalitetit sot, e ardhmja politike e presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tij është në rrezik.

Votimi për mocionin e shkarkimit të Presidentit koreano jugor Yoon Suk Yeol nga Asambleja Parlamentare mund të mbahet pas dy ditësh.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, si dhe Këshilltarët e lartë të Presidentit Yoon dhanë sot dorëheqjen në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të tij të papritur dje për gjendjen e jashtëzakonshme.

Koreja e Jugut po përpiqet të kuptojë atë që ndodhi për gjashtë orë martën në mbrëmje.

Sot kryeqyteti me nëntë milionë banorë i Koresë së Jugut filloi ditën normalisht.

“Sot në mëngjes morra vesh se ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe u trondita me të vërtetë. U qetësova kur pashë që vendimi ishte tërhequr në mëngjes, pa probleme serioze. Tani jam vërtetë mirënjohës që kam mundësi të shijojë kafenë e pasdites”, thotë Kim Ha-Kyeong, banor i Seulit.

Presidenti Yonn e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme i zemëruar me opozitën, duke u zotuar të eliminojë forcat “anti-shtetërore”, ndërsa ndeshet me probleme me opozitën që ka shumicën në parlament që ai e akuzon si simpatizuese të Koresë së Veriut komuniste.

Gjandja e jashtëzakonshme nënkuptonte ndërprejen e punimeve të parlamentit, ndalimin e aktiviteteve politike dhe censurimin e mediave. Ushtria u dërgua në parlament për ta marrë atë nën kontroll por dështoi.

Dhjetra ligjvënës, si ky që shohet në video, arritën të çajnë kordonin të forcave të sigurisë, në portën e jashtme.

Udhëheqësi i opozitës Lee Jae-myung transmetoi drejtpërdrejt në rrjete sociale kalimin e tij mbi gardh për të hyrë në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare.

“Unë dhe anëtarët e partisë opozitare do të mbrojmë demokracinë, të ardhmen e këtij vendi, sigurinë, jetën dhe pronën e njerëzve”, tha kreu i opozitës Lee Jae-myung.

Pasi hynë brenda, 190 ligjvënës, përfshirë shumë deputet nga partia e Presidentit Yoon, votuan për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme.

Pas gjashtë orësh, Presidenti Yoon iu drejtua vendit sërish, këtë herë duke njoftuar heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Megjithatë, i kërkoj Asamblesë Kombëtare të ndalojë menjëherë aktivitetet e pamatura të paralizimit të vendit përmes përpjekjeve të përsëritura për të ngritur akuza për shkarkimin tim dhe manipulimit të legjislacionit dhe buxhetit”, tha Presidenti Yeol.

Ndërsa trupat e Koresë së Jugut u tërhoqën, vendi mbeti i tronditur.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke folur nga Brukseli, ku po merr pjespë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, tha se Uashingtoni e mirëpret vendimin për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Pati një votim unanim në Asamblenë Kombëtare për të hedhur poshtë vendimin dhe Presidenti e pranoi atë. Sipas gjykimit tonë, çdo mosmarrëveshje politike duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit”, tha Sekretari Blinken.

Nga viti 1948, që kur Koreja e Jugut u bë republikë, mbi dhjetë herë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Hera e fundit që ndodhi ishte para 40 vjetësh kur gjenerali Chun Doo-hwan organizoi një grusht shteti dhe sundoi nga viti 1980 deri në vitin 1988.

Publiku i Koresë së Jugut kësaj radhe mund të mos jetë aq i përmbajtur. Disa grupe të mëdha aktivistësh thonë se planifikojnë të protestojnë derisa Presidenti Yoon të japë dorëheqjen.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të

Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?

Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para

Tuchel ‘çmend’ anglezët, Arnold, Palmer e Foden mbeten jashtë Botërorit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kuvendi i jep Komisionit “Xhafaj” 350 mijë euro fond për pagesat e stafit
Artikulli tjetër Shqyrtimi në “Kushtetuese” i ankimimit për listat e mbyllura, rrëzohet kërkesa e parë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Falen taksat dhe tarifat e bashkive
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.