KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në shkelje me sanksionet e SHBA-së, autoritetet amerikane sekuestrojnë avionin e presidentit të Venezuelës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Në shkelje me sanksionet e SHBA-së, autoritetet amerikane sekuestrojnë avionin e presidentit të Venezuelës
Bota

Në shkelje me sanksionet e SHBA-së, autoritetet amerikane sekuestrojnë avionin e presidentit të Venezuelës

Përditësimi i fundit: 3 Shtator, 2024 2:03 pm
108 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një avion të përdorur nga Presidenti venezuelian Nicolas Maduro.

Autoritetet amerikane e kanë dërguar avionin nga Republika Domenikane në Florida, pasi kanë përcaktuar se blerja e tij shkelte sanksionet e Shteteve të Bashkuara, tha të hënën Departamenti i Drejtësisë.

Sekuestrimi i avionit erdhi ndërsa është rritur trysnia mbi Presidentin Maduro, si brenda ashtu edhe jashtë vendit lidhur me zgjedhjet e 28 korrikut, që ai pretendon se i ka fituar. Por opozita në Venezuelë thotë se zgjedhjet u fituan nga kandidati i saj.

Presidenti Maduro, bashkëpunëtorët e tij dhe sektori i naftës në shtetin anëtar të OPEC-ut janë nën sanksione amerikane. Mënyra se si i trajtoi ai zgjedhjet ka rritur mundësitë se mund të vendosen masa të mëtejshme.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Merrick Garland tha në një deklaratë se avioni i tipit ‘Dassault Falcon 900EX’ u ble në mënyrë të paligjshme për 13 milionë dollarë përmes një kompanie guaskë dhe u nxor kontrabandë nga territori amerikan “për përdorim nga Nicolás Maduro dhe miqtë e tij”.

“Ky sekuestrim të dërgojë një mesazh të qartë: avionët e blerë ilegalisht nga Shtetet e Bashkuara për të mirën e zyrtarëve të sanksionuar venezuelas, nuk mund të përdoren”, tha Matthew Axelrod, Ndihmës Sekretari amerikan i Departamentit të Tregtisë për Zbatimin e Eksportit.

Zyrtarët amerikanë thanë se sekuestrimi, i cili u njoftua fillimisht nga rrjeti amerikan CNN, u krye në bashkëpunim të ngushtë me Republikën Domenikane.

Qeveria e Venezuelës nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

“Ky është një hap i rëndësishëm për t’u siguruar që Maduro do të vazhdojë të ndjejë pasojat e keqqeverisjes së tijnë Venezuelë”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Një gamë e gjerë burimesh të pavarura kanë treguar se Presidenti Maduro dhe përfaqësuesit e tij “kanë manipuluar me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut, kanë pretenduar në mënyrë të rreme fitoren dhe kanë kryer shtypje të gjerë për të mbajtur pushtetin me forcë”, shtoi më tej zëdhënësi.

Një hetim i Departamentit të Drejtësisë tregoi se në fund të vitit 2022 dhe në fillim të vitit 2023 “personat e lidhur me zotin Maduro dyshohet se përdorën një kompani guaskë me bazë në Karaibe për të fshehur përfshirjen e tyre në blerjen e paligjshme të avionit “Dassault Falcon 900EX”.

Vitin e kaluar aeroplani u eksportua ilegalisht nga Shtetet e Bashkuara për në Venezuelë, përmes Karaibeve, e që nga ajo kohë është përdorur “për qëllimet e Maduros dhe përfaqësuesve të tij, përfshirë për vizitat e tij në vende të tjera”, tha Departamenti i Drejtësisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria

Tymi nga zjarret në Kanada mbulon Nju Jorkun

Tkurret plani i Bordit të Paqes në Gaza

Botërori 2026/ Fituesit e finales do të marrin unazat e para historike

Ukraina prodhon miliona dronë dhe ndryshon luftën moderne

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Greqia ndalon ndërtimet në Santorini
Artikulli tjetër Arrestohet në Stamboll, Liridon Rexhepi, dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Socialistët të vendosur të zvogëlojnë numrin e Bashkive, nuk preken ato minoritare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 17 Korrik, 2026
Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë
Ekonomi Kryesore Opinion Politike Zhvillim 17 Korrik, 2026
Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
Aktuale Fokus Kryesore Politike Sociale 17 Korrik, 2026
Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën
Analize Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 17 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.