KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një 39-vjeçar norvegjez i shiti Hezbollaut radiomarrëset që shpërthyen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Një 39-vjeçar norvegjez i shiti Hezbollaut radiomarrëset që shpërthyen
AktualeBota

Një 39-vjeçar norvegjez i shiti Hezbollaut radiomarrëset që shpërthyen

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2024 8:15 am
138 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pronari i kompanisë fiktive bullgare “Norta Global”, që dyshohet se është përgjegjës për shitjen e radiomarrësve që shpërthyen në të gjithë Libanin, u zhduk në ditën e shpërthimit dhe që atëherë është në kërkim.

Sipërmarrësi Rinson Jose (39 vjeç), i cili jeton në Norvegji dhe është me origjinë nga India, renditet si pronar i “Norta Global”.

Të martën, Jose duhej të linte apartamentin e tij në periferi të Oslos dhe të shkonte në një udhëtim pune të planifikuar më parë, por punëdhënësi i tij kryesor, konglomerati norvegjez i medias NHST Media Group, nuk ishte në gjendje ta kontaktonte dhe të mërkurën në mbrëmje informoi shërbimin e inteligjencës norvegjeze për zhdukjen e tij.

Një ditë më pas, policia lokale njoftoi se kishte nisur një “hetim paraprak për informacionin që ka dalë në dritë”. “Ne jemi në dijeni të informacionit, por nuk kemi asnjë koment për të”, tha Unni Grøndal, një zëdhënëse e policisë norvegjeze në Oslo.

Nuk ka asnjë provë për momentin që të sugjerojë se Jose e ndihmoi qëllimisht Izraelin të ndërhynte te radiomarrësit për të bombarduar anëtarët e Hezbollahut ose se ai ishte në dijeni për operacionin e Tel Avivit.

Jose u transferua në Norvegji në vitin 2015 pas dy vitesh punë për një kompani londineze. Ai jeton në Oslo me gruan e tij dhe ka nënshtetësi norvegjeze, ndërsa fqinjët e tij në një periferi të qetë të kryeqytetit norvegjez i thanë Reuters se nuk dinin shumë për të.

Megjithatë, një nga miqtë e tij i tha uebsajtit norvegjez të lajmeve ‘VG’ se ajo u trondit kur mësoi se emri i tij lidhej me shpërthimet në Liban.

“I gjithë rrethi im i miqve e pëlqente atë. Ai i ruajti flokët e tij për vite me radhë që t’ua dhuronte pacientëve me kancer. Për mua, ai është një burrë me zemër të madhe”, tha ajo.

Sa i përket “Norta Global”, kompania u themelua në prill 2022. Selia e kompanisë është e regjistruar në një ndërtesë në qytetin e Sofjes ku janë të regjistruara gati 200 kompani të tjera. Kompania reklamonte shërbime këshillimi, integrimi të teknologjisë, rekrutimin dhe kontraktimin në faqen e saj zyrtare përpara se të fshihej të enjten.

“A jeni duke kërkuar për një kompani të aftë për t’ju ndihmuar të keni sukses apo për të gjetur zgjidhjen e duhur teknologjike për ju? ‘Mos kërkoni më tej’”, lexohej në faqen e internetit, e cila kishte versione në anglisht, bullgarisht dhe norvegjisht.

Reuters shkruan se ka kontaktuar me Jose, por ai i ka dhënë fund telefonatës kur është pyetur për biznesin në Bullgari. Më herët uebsajti hungarez Telex pretendoi se ‘Norta Global’ ishte e përfshirë drejtpërdrejt në prokurimin e radiomarrësve, duke pretenduar se kompania “organizoi dërgesën dhe ia shiti pajisjet Hezbollahut”.

Por më pas Agjencia Shtetërore Bullgare për Sigurinë Kombëtare njoftoi se kompania bullgare nuk kishte lidhje me blerjen e radiomarrësve që shpërthyen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut

Policia e Kosovës godet “foletë” e prostitucionit, 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live

Nisma e re e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Specialen, shihet si “joserioze”

Superiorja rikthehet në fundjavë me javën e 12-të

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Veliaj tentoi të mbulonte krizën e mbetjeve, plehrat ‘pushtojnë’ Tiranën
Artikulli tjetër Presidenca e RMV-së “nuk e njeh” Gjuhën Shqipe, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Nëntor, 2026
Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim
Finance Koment Kryesore Politike Sociale 20 Nëntor, 2026
ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.