KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një dron i dyshimtë mbi qendrën e BE-së në Itali
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Një dron i dyshimtë mbi qendrën e BE-së në Itali
AktualeBotaFokus

Një dron i dyshimtë mbi qendrën e BE-së në Itali

Përditësimi i fundit: 31 Mars, 2025 9:05 am
164 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Karabinierët e ROS kanë marrë në dorë hetimet për një dron misterioz që u pikas mbi qendrën kërkimore të BE-së në Ispra (Varese), në bregun e Lombardisë të liqenit Maggiore në Itali. Hetimet nisën fillimisht nga prokuroria e Milanos pa një akuzë të veçantë, por më pas çështja iu kalua karabinierëve për të hapur një dosje me hipotezën e krimit të spiunazhit.

Gjatë muajit mars mbi selinë e BE-së është parë të paktën 5 herë një dron i dyshimtë sipas asaj që “ANSA” ka mësuar nga burime të saj. Ndërsa “Corriere della Sera” shkruan se droni i dyshimtë fluturoi mbi një nga strukturat më të siguruara në veri të Italisë. Sinjalizmin e ka dhënë vetë struktura që e pikasi nëpërmjet sistemeve të saj.
Qendra e Përbashkët Kërkimore e BE-së në Ispra është qendra e tretë më e madhe kërkimore e Komisionit Evropian pas atyre që ndodhen në Bruksel dhe në Luksemburg. E themeluar në vitin 1957, ajo ofron mbështetje të bazuar në prova për politikat e BE-së, pavarësisht nga interesat kombëtare, komerciale apo private.

Tashmë ajo konsiderohet si një nga kampuset kryesore kërkimore në Evropë dhe është e pajisur me laboratorë dhe infrastruktura të shumta moderne. Stafi i qendrës punon në një sërë fushash, duke përfshirë sigurinë bërthamore, efikasitetin e energjisë, ndryshimet klimatike dhe hapësirën.

Një nga laboratorët e tij është i ashtuquajturi WaterLab, i cili përdor pajisje të avancuara për të analizuar ujin për të përcaktuar nëse ai përmban kimikate që janë të dëmshme për shëndetin ose mjedisin. Një tjetër laborator është European Solar Test Installation (ESTI), një qendër kërkimore që ka qenë aktive që nga vitet 1970 dhe është në krye të përcaktimit të standardeve evropiane dhe globale fotovoltaike.

Në një dhomë të veçantë shkencëtarët monitorojnë fatkeqësitë e mundshme natyrore dhe mbështesin shtetet si në menaxhimin e emergjencave ashtu edhe në përpjekjen për të parashikuar një fatkeqësi përpara se të ndodhë. Këtu, shkencëtarët përdorimin satelitët e programit Copernicus, duke studiuar tërmetet, zjarret, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në përpjekje për të kufizuar dëmet që mund t’i shkaktojnë popullatës.

 

Marrë nga Ansa.it

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump shpreh dëshirën për një mandat të tretë
Artikulli tjetër Ç’do ndodhë me të ardhmen e Marine Le Pen?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.