KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një tërmet i fuqishëm godet gadishullin rus të Kamçatkës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Një tërmet i fuqishëm godet gadishullin rus të Kamçatkës
AktualeBotaFokusSociale

Një tërmet i fuqishëm godet gadishullin rus të Kamçatkës

Përditësimi i fundit: 30 Korrik, 2025 9:00 pm
183 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shërbimi Sizmik i SHBA-së (USGS) njoftoi se magnituda e tërmetit në brigjet e gadishullit rus të Kamçatkës, i cili nuk është mjaft i populluar, ishte 8.0, por më vonë e njoftoi se magnituta ishte 8.8 ballë. Sipas USGS tërmeti ndodhi rreth 136 kilometra larg qytetit Petropavlovsk-Kamçatski, kryeqyteti rajonal i Kamçatkës. Epiqendra ishte në një thellësi prej 19.3 kilometrash. Tërmeti i fortë u shoqërua nga të paktën gjashtë lëkundje pasuese, njëra prej të cilave kishte një magnitudë prej 6.9 ballësh dhe një tjetër prej 6.3 ballësh.

Agjencia Ruse për Katastrofat dhe Emergjencatnjoftoi se një valë cunami disa metra e lartë goditi dhe përmbyti qytetin por Severo-Kurilsk. 2,000 banorë u evakuan për t’u strehuar në vende të sigurta. Një video e publikuar në shërbimet ruse online tregon ndërtesa që janë përmbytur nga uji. Mediat shtetërore ruse raportuan se janë plagosur  disa vetë, por askush prej tyre nuk ishte plagosur rëndë.

Paralajmërime për cunami në Japoni dhe Polinezinë Franceze

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi në orët e para të mëngjesit për valë cunami deri në tre metra të larta përgjatë gjithë bregdetit verior dhe lindor, por tani e ka ulur shkallën e alarmit. Valë dallgësh me lartësi prej 50 centimetrash u regjistruan fillimisht në bregdetin e prefekturës verilindore të Miyagi-t, ndërsa valë deri në 40 centimetra të larta u regjistruan në prefektura të tjera si Fukushima, Hokkaido dhe Aomori. Në Gjirin e Tokios dhe Gjirin e Osakës priten valë me lartësi një metër.

Edhe operatori i centralit bërthamor japonez të dëmtuar në Fukushima njoftoi se ka evakuuar të gjithë punëtorët dhe punonjësit. Një zëdhënëse e operatorit Tepco tha se deri tani në termocentralin bërthamor nuk janë konstatuar anomali.

Pas tërmetit në Rusi, autoritetet në Polinezinë Franceze njoftuan se priten valë deri në 4 metra të larta, kurse autoritetet në Havai e zbutën shkallën e alarmit.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vendi përvëlohet nga temperaturat e larta, probleme me energjinë në disa zona
Artikulli tjetër Ulet rreziku për cunami në disa vende, pas tërmetit të fuqishëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.