KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: OKB, e gatshme të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm në Gaza
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > OKB, e gatshme të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm në Gaza
Bota

OKB, e gatshme të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm në Gaza

Përditësimi i fundit: 10 Shtator, 2024 6:48 am
92 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e Bashkuara janë shprehur të gatshme të ndihmojnë në mbikqyrjen e një armëpushimi të mundshëm për ndalimin e luftimeve Izrael-Hamas në Gazë, por se është “jorealiste” të mendohet se agjencia botërore do të administrojë në mënyrë direkte territor ose do të sigurojë një forcë paqeruajtëse.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press ai tha se “OKB-ja do të jetë e gatshme të mbështesë çdo armëpushim”, por se nuk besonte se Izraeli do të pranonte një rol më të gjerë për OKB-në.

Ndërsa luftimet vazhdojnë prej 11 muajsh, Izraeli akuzoi një numër të vogël punënjësish të OKB-së se iu bashkuan militantëve të Hamasit në sulmin e 7 tetort ndaj Izraelit, që çoi në nisjen e konfliktit.

Kombet e Bashkuara kanë mision vëzhgimi ushtarak në Lindjen e Mesme, të njohur si UNTSO, që nga viti 1948. Zoti Guterres tha se oferta për të mbikqyrur armëpushimin “ishte një nga mundësitë që është vënë në tryezë”.

Por bisedimet prej muajsh të tërë për armëpushim kanë ngecur.

“Sigurisht, ne do të jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që na kërkon komuniteti ndërkombëtar”, tha zoti Guterres. “Çështja është nëse palët do ta pranonin atë, dhe në veçanti nëse Izraeli do ta pranonte atë”.

Ndërkohë, në një deklaratë tjetër, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Volker Türk tha se “dhënia fund e konfliktit në Gazë dhe parandalimi i përshkallëzimit të tij në një konflikt rajonal është përparësi absolute”.

Ushtria izraelite nojftoi të hënën se ka kryer sulme gjatë natës kundër ndërtesave të përdorura nga militantët e Hezbollahut në Libanin jugor, sulmi më i fundit në përplasjet ndërkufitare midis dy palëve që kanë nxitur shqetësime për një konflikt më të gjerë rajonal.

Në Sirinë fqinje, media shtetërore tha të hënën se sulmet ajrore që dyshohet se janë kryer nga Izraeli vranë të paktën 18 persona dhe plagosën rreth 40 të tjerë.

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit në 7 tetor të vitit të kaluar në Izrael, që sipas autoriteteve izraelite la 1200 të vrarë dhe 250 vetë u morën peng.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 40,900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, megjithëse ushtria izraelite thotë se numri i të vdekurve përfshin disa mijëra militantë.

Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti prej muajsh janë përpjekuar për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, por negociatat kanë ngecur vazhdimisht.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin

Investimet e huaja/ Rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Konjufca: Bashkësia ndërkombëtare e njëanshme në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë
Artikulli tjetër Administrata Biden i ka dërguar Kongresit raportin mbi strategjinë, për luftën në Ukrainë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.