KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Operatorët indeksuan tarifat e shërbimeve celulare për biznesin, me inflacionin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Operatorët indeksuan tarifat e shërbimeve celulare për biznesin, me inflacionin
AktualeAnalizeBotaFinanceHI-Tech

Operatorët indeksuan tarifat e shërbimeve celulare për biznesin, me inflacionin

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2025 9:55 am
297 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Njëri nga operatorët celularë në vend aplikoi për herë të parë vitin e kaluar indeksimin e tarifave të shërbimeve me inflacionin. Në fillim të vitit 2024, dy operatorët më të mëdhenj të komunikimeve elektronike në vend, Vodafone Albania dhe One Albania, patën njoftuar ndryshime në termat dhe kushtet e përgjithshme për shërbimet e rrjetit celular dhe rrjetit fiks të kategorive Konsumator dhe Biznes, duke vendosur një klauzolë të veçantë, ku rezervonin të drejtën për të indeksuar çmimet e shërbimeve të tyre me normën e inflacionit të vitit të mëparshëm.

Megjithatë, AKEP njofton se Vodafone Albania nuk e ka aplikuar klauzolën në vitin e kaluar, ndërsa One Albania e aplikoi atë më datë 1 qershor 2024, por vetëm për pajtimtarët e kategorisë Biznes. One Albania ka informuar AKEP-in se klauzola e IÇK-së u zbatua për 15,126 pajtimtarë individualë të kategorisë biznes dhe 3,265 subjekte biznesi të regjistruar me NIPT, zotërues të 195,282 numrave celularë, prej të cilëve 78,308 numra celularë Biznes + 116,974 karta për transmetim të dhënash Makinë me Makinë.

Sipas AKEP, procesi i publikimit të termave dhe kushteve të reja kontraktore dhe përfshirja e klauzolës së IÇK më 30.1.2024 nga One Albania është shoqëruar me dërgimin e njoftimeve individuale me 2 SMS informuese të veçanta për të gjithë pajtimtarët ekzistues (1 SMS për përditësimin e termave dhe kushteve dhe 1 SMS për klauzolën e IÇK-së), duke informuar pajtimtarët për të drejtën e heqjes dorë nga kontrata pa penalitet brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit.

Gjithashtu, për pajtimtarët e kategorisë biznes për të cilët u aplikua klauzola e IÇK-së, sipërmarrësi ka dërguar edhe njoftim të veçantë me SMS ose email për rritjen e tarifës mujore me 4.8%, që përmbante dhe një link në faqen e internetit të One Albania për përllogaritjen e tarifës së re pas indeksimit me IÇK/ me 4.8%.

Sipas AKEP, aplikimi i një klauzole të tillë është një çështje që ngelet objekt diskutimesh edhe në Bashkimin Europian.

Dy sipërmarrësit, në argumentet e përcjella në AKEP, kanë dhënë shembuj të aplikimit të kësaj klauzole në një sërë vendesh të BE-së, përfshirë operatorë të tjerë pjesë e grupeve të kompanive pronare të dy sipërmarrësve, si dhe kanë referuar vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë (GJED) të datës 26.12.2015, në çështjen Verein für Konsumenteninformation (Consumer Information Association) ndaj A1 Telekom Austria.

Me këtë vendim, Gjykata i dha të drejtë operatorit, me interpretimin se një ndryshim në tarifa, që vjen si rezultat i një klauzole të axhustimit të çmimit të përfshirë në termat dhe kushtet standarde të kontratës, e cila parashikon që ky ndryshim është i bazuar në ndryshimet që pëson indeksi i çmimeve të konsumit të hartuar nga një institucion publik, nuk përbën modifikim të kushteve kontraktuale, që i jep të drejtën pajtimtarit të ndërpresë kontratën pa penalitet.

Nga informacioni që ka marrë AKEP për këtë çështje mbi legjislacionin e vendeve të tjera, rezulton se e drejta për indeksim me normën e inflacionit nuk është e ndaluar apo lejuar në mënyrë eksplicite në legjislacionin specifik sektorial apo të përgjithshëm, përveçse në Angli ku autoriteti rregullator (OFCOM) ka vendosur rregulla dhe ka dhënë udhëzime për rastet kur dhe si operatorët mund të përfshijnë indeksimin në termat dhe kushtet e përgjithshme të kontratës dhe në Itali ku autoriteti rregullator (AGCOM) ka kryer një proces konsultimi në vitin 2023.

OFCOM ka kryer një proces Këshillimi Publik në lidhje me këtë çështje dhe ka miratuar gjatë vitit 2024 ndryshime në kuadrin rregullator, të cilat ndalojnë aplikimin e rritjes së tarifave të shprehura në përqindje (IÇK), ku rritjet gjatë kohëzgjatjes së kontratës duhet të shprehen në terma monetare.

Trupa e Rregullatorëve Europianë të Komunikimeve Elektronike (BEREC) në dokumentin “Opinioni i BEREC mbi tregun dhe zhvillimet teknologjike dhe mbi ndikimin e tyre në zbatimin e të drejtave të përdoruesve fundorë” (publikuar më 5.12.2024), e ka konsideruar përfshirjen dhe aplikimin nga operatorët në vendet e BE/BEREC të klauzolave kontraktore për rritje të çmimeve gjatë kohëzgjatjes së kontratës (In-contract price increase clauses) sipas IÇK apo IÇK plus një marzh, si “zhvillim me ndikim shqetësues për të drejtat dhe përfitimet e përdoruesve fundorë, pasi në disa raste ato kanë rezultuar në rritje të ndjeshme të tarifave dhe/ose përdoruesit nuk kanë të drejtën e ndërprerjes pa penalitet të kontratës”.

Opinioni dhe propozimi i BEREC për Komisionin Evropian për këtë çështje është se “këto klauzola paraqesin sfida për sa i përket konkurrencës, përballueshmërisë, lëvizshmërisë (ndërrimit të ofruesit së shërbimit) së përdoruesit fundor, transparencës dhe krahasueshmërisë së çmimeve. Përdorimi i tyre krijon rrezik që objektivat e kuadrit ligjor për mbrojtjen e konsumatorëve të mos përmbushen”.

Pavarësisht rekomandimeve të fundit, deri tani AKEP nuk ka njoftuar se ka qëllim të ndërhyjë për të rregulluar apo për të ndaluar klauzola të këtij lloji nga operatorët e komunikimeve elektronike në Shqipëri.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Aleanca e djathtë fiton zgjedhjet në Portugali, udhëheqësi socialist jep dorëheqjen
Artikulli tjetër BE-ja dhe Britania janë pajtuar për “rinisje” të raporteve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 8 Shtator, 2026
Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter
Aktuale Analize Sociale Sporti 8 Shtator, 2026
Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.