KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Paralajmërimi i Libanit: Lufta mund të prekë edhe Europën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Paralajmërimi i Libanit: Lufta mund të prekë edhe Europën
BotaOpinion

Paralajmërimi i Libanit: Lufta mund të prekë edhe Europën

Përditësimi i fundit: 20 Korrik, 2024 6:44 pm
132 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Të paktën 27 persona janë vrarë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës si pasojë e një serie sulmesh izraelite. Mediat prestigjioze ndërkombëtar bëjnë me dije se reagimi i ashpër i Izraelit vjen si hakmarrje për sulmin me dron që goditi së fundmi Tel-Avivin.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë deklaruar në rrjetin social X se goditja bëhet me qëllim eliminimin e plotë të strukturave të Hamasit.

“Ekipi luftarak i Brigadës Alexandroni vazhdon të luftojë në qendër të Rripit të Gazës dhe sulmon infrastrukturën terroriste në zonë.

Në bashkëpunim me avionët e Forcave Ajrore, forcat e njësisë eliminuan disa terroristë që ndodheshin në një godinë që përbënte kërcënim”, theksoi në njoftimin e saj ushtria izraelite.

Sakaq retorika kërcënuese është rritur në kufirin verior të Izraelit me Libanin, aty ku vepron fuqishëm organizata militante e mbështetur nga Irani, Hezbollah.

Presidenti i Parlamentit libanez ka bërë një paralajmërim të frikshëm për tërë Europën nëse situata përshkallëzohet.

“Situata në zonë është shumë e rrezikshme. Dhe jo vetëm për Lindjen e Mesme, edhe në Evropë ka luftë në Ukrainë dhe një zgjerim i konfliktit në të gjithë rajonin do të kishte pasoja serioze edhe në Evropë dhe në botë.

Nëse Izraeli përpiqet të hyjë në Liban, nuk do të lokalizohet vetëm në rajon. Republika Islamike e Iranit ka deklaruar hapur se në këtë rast do të ketë një luftë ndërrajonale”, tha Nabih Berri, Presidenti i parlamentit libanez.

Por forcat izraelite nuk janë ndalur nga paralajmërimet e Libanit. Ato kanë goditur përmes sulmeve ajrore ndërtesat ushtarake të lëvizjes shiite pro-iraniane Hezbollah në zonën Hula, në Libanin jugor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë

Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria

Qeveria i fal trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë, për hotele

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

Rruga drejt lirisë së Sokol Sanxhaktarit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ironizon Gjikuria: Iu përgjigja Ramës, lashë SHBA-në për të ndihmuar vendin tim
Artikulli tjetër Kritikoi izraelitët, Adidas heq modelen Bella Hadid nga reklamat e atleteve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Socialistët të vendosur të zvogëlojnë numrin e Bashkive, nuk preken ato minoritare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 17 Korrik, 2026
Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
Aktuale Fokus Kryesore Politike Sociale 17 Korrik, 2026
Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën
Analize Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 17 Korrik, 2026
Dy kulla miratohen, në mes të Vlorës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 17 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.