KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përse bëhet fjalë në samitin e klimës në Brazil?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Përse bëhet fjalë në samitin e klimës në Brazil?
AktualeAnalizeBotaOpinionSociale

Përse bëhet fjalë në samitin e klimës në Brazil?

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2025 11:56 am
102 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Dhjetë vjet pas Marrëveshjes historike të Parisit për Klimën, bashkësia ndërkombëtare takohet në Belém të Brazilit për të bërë një vlerësim të situatës në Konferencën Botërore të Klimës,  COP30. Në Francë, në vitin 2015, kombet u zotuan ta mbanin ngrohjen globale shumë poshtë dy gradëve Celsius deri në fund të shekullit, dhe idealisht në 1.5 gradë. Për ta arritur këtë, ato paraqitën plane veprimi për klimën çdo pesë vjet, të cilat ndryshonin vazhdimisht. Premtimet e bëra që para konferencës së Belémit do të ulnin emetimet e gazrave serrë me rreth një të dhjetën deri në vitin 2035, njoftoi Sekretariati i OKB-së për Klimën në fund të tetorit. Konkluzioni i OKB: Kemi marrë drejtimin e duhur, por nevojitet shumë më tepër shpejtësi.Përndryshe kërcënon rritje dramatike e ngrohjes globale. Pa masa të mëtejshme mbrojtëse, objektivi prej 1.5 gradësh ka të ngjarë të tejkalohet së shpejti, njoftoi së fundmi Programi i OKB-së për Mjedisin (UNEP), me seli në Nairobi.

Sfida dhe një rreze shprese

Vendimet e Parisit vërtet e kanë ngadalësuar rritjen e emetimeve, por jo në masën e nevojshme. Sipas Kombeve të Bashkuara, pa bashkëpunim ndërkombëtar mbi politikën klimatike, bota do të shkonte drejt njëngrohjeje globale prej pesë gradësh Celsius. Aktualisht, pritet një ngrohje prej rreth tre gradësh Celsius.

Objektivat klimatikë të vendeve në veçanti ende nuk janë ambicioze sa duhet për të luftuar në mënyrë adekuate ngrohjen globale. Ato duhet të eliminojnë më shpejt e hap pas hapi përdorimin e lëndëve djegëse fosile dhe të zgjerojnë energjitë e rinovueshme.

Sipas OKB-së ka edhe një rreze shprese: të dhënat e fundit tregojnë se energjia diellore, e erës dhe hidroenergjia kanë tejkaluar qymyrin si burimi më i madh i energjisë në botë. Në Belém, vendet e të ashtuquajturit Jugut Global presin angazhime konkrete nga vendet e industrializuara për të siguruar ndjeshëm më shumë fonde për masat përkatëse duke filluar nga viti i ardhshëm.

Por progresi pengohet nga ndryshimi gjeopolitik në botë që nga koha e Marrëveshjes së Parisit. Pandemia e Coronës dhe lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës e kanë lënë në plan të dytë çështjen e mbrojtjes së klimës.  Bashkëpunimi midis dy ndotësve më të mëdhenj të klimës, SHBA-së dhe Kinës, të cilët e bënë të mundur Marrëveshjen e Parisit në fillim, tani është vështirë të imagjinohet. Në vend të kësaj, SHBA-të, nën Presidentin Donald Trump tërhiqen sërish nga kjo marrëveshje. Takimi në Belém synon të sigurojë që vendet e tjera të vazhdojnë kursin.

BE hezituese

Bashkimi Evropian që dëshiron ta portretizojë veten si një pionier i politikave klimatike, nuk po udhëheq më si dikur. BE duhet ta kishte paraqitur premtimin e tij të përditësuar në OKB që në shkurt. Kontributi evropian për mbrojtjen ndërkombëtare të klimës deri në vitin 2035 rrjedh nga objektivi i brendshëm i BE-së për vitin 2040. Franca dhe Polonia, ndër të tjera, bllokuan një marrëveshje për këtë. Në samitin e BE-së në fund të tetorit, iu la ministrave përgjegjës të shteteve anëtare të arrinin një vendim përfundimtar në fazën e fundit para Belémit. Gjatë një sesioni të vonë në Bruksel, ata e dobësuan propozimin fillestar të kompromisit dhe ranë dakord për një kontribut për Belémin vetëm në minutën e fundit. Kjo hedh dyshime mbi vendosmërinë e Evropës.

Në një kohë që SHBA tërhiqet merr shumë rëndësi roli i BE-së në Belém, por i Kinës, ndotësja më e madh e klimës në botë. Ndryshe nga BE-ja hezituese, Pekini paraqiti një objektiv klimatik në fund të shtatorit, duke demonstruar kështu pretendimin e tij për lidership, edhe pse ekspertët janë kritikë ndaj përmbajtjes së premtimit kinez. BE-ja dhe qeveria gjermane i kanë propozuar partneres së tyre të vështirë, Kinës, që të bashkëpunojnë dhe “të ecin përpara me ambiciozitet” për të arritur një rezultat të suksesshëm në Belém. Dhjetë vjet më parë u demonstrua në Paris, se çfarë është e mundur në mbrojtjen e klimës kur bashkësia globale bashkohet.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reduktime të mëdha të energjisë në Ukrainë, si pasojë e sulmeve ruse
Artikulli tjetër Danimarkë: Kufizim moshe për mediat sociale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.