KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Poloni, Presidenti Duda akuzon kryeministrin Tusk, për bashkëpunim me FSB-në ruse
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Poloni, Presidenti Duda akuzon kryeministrin Tusk, për bashkëpunim me FSB-në ruse
BotaKoment

Poloni, Presidenti Duda akuzon kryeministrin Tusk, për bashkëpunim me FSB-në ruse

Përditësimi i fundit: 6 Shtator, 2024 8:33 am
104 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Marrëdhëniet midis Presidentit të Polonisë, Andrzej Duda dhe kryeministrit Donald Tusk janë tensionuar së fundmi, teksa kreu i shtetit e ka akuzuar liderin e qeverisë për bashkëpunim me FSB ruse.

Duda pretendon se Tusk ka vazhduar bashkëpunimin me shërbimet speciale ruse bazuar në një marrëveshje me Shërbimin Federal të Sigurisë që qeveria e mëparshme e Tusk nënshkroi në vitin 2012.

Akuzat lidhen me çështjen gjyqësore të shtetasit rus Pavle Rubstov. Gazeta “Žečpospolita” më herët kishte njoftuar se Rubtsov, duke u njohur me procedimin penal të zhvilluar kundër tij, ka pasur akses edhe në dokumente sekrete.

Prokuroria polake më pas shpjegoi se i akuzuari, në përputhje me ligjin, ka të drejtë të njihet me të gjitha dokumentet që janë pjesë e procedurës penale, pa asnjë përjashtim dhe nënvizoi se nuk i zbuluan asnjë sekret shtetëror individit rus.

Por Presidenti polak pretendon se “zotërinj nga Agjencia e Sigurisë së Brendshme” e dinin se po ia tregonin dokumentet një bashkëpunëtori të dyshuar të shërbimit special rus, i cili akuzohej në Poloni për spiunazh.

“Është e vështirë të komentosh për këtë. Rregullat ekzistuese bëjnë të mundur mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të Polonisë dhe të bëjnë një përjashtim në situata të tilla dhe të mos lejojnë aksesin e të dyshuarit në dokumente, veçanërisht nëse ato janë sekrete. Situata është interesante sepse edhe atëherë nuk kishte dyshim se ky zotëri ishte agjent rus dhe dihej se do të ishte pjesë e shkëmbimit të organizuar nga SHBA-ja dhe Rusia”, tha Duda.

Duda kujtoi se në vitin 2012, gjatë qeverisë Tusk, u lidh marrëveshja e bashkëpunimit midis Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak të Polonisë dhe FSB-së.

“A vazhdon bashkëpunimi ndërmjet shërbimeve speciale të Polonisë dhe Rusisë? Sepse kështu duket”, ishte pyetja që ngriti Duda.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fatmir Limaj: Pavarësia e Kosovës u vendos në Tiranë
Artikulli tjetër Familjet shqiptare jetojnë në hapësira të vogla, 65% e banesave të banuara janë nën 69 metër katror

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.