KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidenti Macron nis takimet për emërimin e kryeministrit të ri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Presidenti Macron nis takimet për emërimin e kryeministrit të ri
BotaZhvillim

Presidenti Macron nis takimet për emërimin e kryeministrit të ri

Përditësimi i fundit: 5 Dhjetor, 2024 2:55 pm
139 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi të enjten takime me aleatë dhe politikanë, për emërimin e një kryeministrit të ri, një ditë pasi ligjvënësit e krahut të djathtë të skajshëm dhe ata të krahut të majtë rrëzuan qeverinë e kryeministrit Michel Barnier.

Gazeta “Le Parisien” dhe media të tjera, njoftuan për një drekë mes Presidentit Macron dhe Francois Bayrou, emri i të cilit është përmendur në shtyp si një pasardhës i mundshëm i zotit Barnier.

Zoti Bayrou është politikan i qendrës dhe një aleat i ngushtë i Presidentit Macron.

Ministri në largim i Mbrojtjes Sebastien Lecornu po ashtu është përmendur si një kandidat i mundshëm për kryeministër. Deri tani nuk ka patur njoftim për një takim mes tij dhe Presidentit Macron.

Tre burime i thanë agjencisë Reuters se Presidenti Macron synon të emërojë një kryeministër të ri brenda një kohe të shkurtër.

Njëri prej burimeve tha se ai planifikon ta emërojë kryeministrin e ri para ceremonisë për rihapjen e Katedrales së Notre-Damit të shtunën. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump pritet të marrë pjesë në atë ceremoni.

Presidenti Macron pritet t’i drejtohet sot me një fjalim kombit, ndërsa do të takohet edhe me udhëheqësin e Senatit.

Zoti Barnier, një konservator, i cili u emërua kryeministër rreth 3 muaj më parë, do të bëhet kryeministri më jetëshkurtër në historinë moderne amerikane kur Presidenti Macron të miratojë dorëheqjen e tij.

Ata u takuan për më shumë se një orë mëngjesin e të enjtes, njoftoi media franceze. Pritej që kryeministri Barnier të dorëzonte dorëheqjen gjatë takimit, por nuk pati një konfirmim zyrtar pasi ai la pallatin presidencial.

Të mërkurën, ligjvënësit e opozitës rrëzuan qeverinë e Francës, duke thelluar krizën politike në fuqinë e dytë më të madhe ekonomike në Bashkimin Evropian.

Ligjvënësit e krahut të djathtë të skajshëm dhe ata të krahut të majtë u bashkuan në mbështetje të një mocioni mosbesimi kundër Kryeministrit Michel Barnier dhe qeverisë së tij. Shumica e ligjvënësve, me 331 vota përkrahën mocionin.

Trazirat politike në Francë do të dobësojnë edhe më shumë Bashkimin Evropian, i cili po përballet edhe me shpërbërjen e koalicionit qeverisës në Gjermani pak javë para se Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të

Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?

Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para

Tuchel ‘çmend’ anglezët, Arnold, Palmer e Foden mbeten jashtë Botërorit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ‘Lind’ sot Kupa e Botës për klube, hidhet shorti në Miami
Artikulli tjetër Deri në vitin 2028, një e katërta e të ardhurave të muzikantëve do të humbasin nga AI

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Falen taksat dhe tarifat e bashkive
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.