KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidenti ukrainas riorganizon qeverinë, emërohen nëntë ministra të rinj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Presidenti ukrainas riorganizon qeverinë, emërohen nëntë ministra të rinj
Bota

Presidenti ukrainas riorganizon qeverinë, emërohen nëntë ministra të rinj

Përditësimi i fundit: 7 Shtator, 2024 9:01 pm
90 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ukraina tani ka një ministër të ri të jashtëm, njëri prej vendimeve më të fundit të Presidentit Volodymyr Zelenskyy ndërkohë që po bën një riorganizim tërësor të kabinetit të tij qeveritar, të parin që kur filloi sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022. Korrespondentja e Zërit të Amerikës për Evropën Lindore Myroslava Gongadze na sjell detaje për emërimin e nëntë ministrave të rinj si pjesë e këtij riorganizimi.

Dy vite e gjysmë pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, parlamenti ukrainas mbështeti nismën e Presidentit Volodymyr Zelenskyy të ndryshojë qeverinë. Presidenti Zelenskyy thotë se ky ndryshim është i nevojshëm për të forcuar Ukrainën dhe përmirësuar funksionimin e institucioneve qeveritare.

Vendimi për një emërim kyç u mor të enjten, kur parlamenti miratoi propozimin e Presidentit Zelenskyy për të emëruar diplomatin dhe ish zëvendës-shefin e kabinetit presidencial, Andrii Sybiha si ministër të jashtëm të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm Dmitro Kuleba, që ishte fytyra e Ukrainës në botë deri më tani, dha dorëheqje të mërkurën.

“Do të jetë një humbje e madhe. Ai kishte marrëdhënie shumë të mira me partnerët tanë jashtë dhe kishte aftësi shumë të mira komunikimi. Do të jetë sfidë e vërtetë për të emëruarin e ri ngaqë të gjithë do ta krahasojnë me Dmitry Kulebën,” tha ish zëvendës-ministrja e jashtme e Ukrainës, Olena Zerkal.

Ndërkohë që nëntë ministra marrin postet e tyre të reja si pjesë e këtij riorganizimi, ekspertët thonë se nuk priten ndryshime të mëdha në prirjet politike.

“Çështja kryesore që duhet ta kuptojmë është që nuk bëhet fjalë për emërimin e njerëzve të rinj në qeveri. Pra, nuk po zëvendësohen njerëzit brenda ekipit, por ka vetëm një riorganizim. Andaj, nuk do të ketë asnjë ndryshim në prirjet politike”, thotë Valeriy Pekar pranë Shkollës së Kievit për Administratën Publike.

Nuk priten ndryshime të mëdha as në luftë.

“Aftësia e Ukrainës për të luftuar varet nga personeli ushtarak dhe fatmirësisht kësaj here nuk do të shohim ndryshime të rëndësishme në këtë fushë. Ne gjithashtu varemi nga aftësia jonë për të prodhuar disa produkte vendore dhe për të mbështetur ekonominë tonë në vend. Në këtë aspekt, nuk parashikoj ndonjë ndryshim ngaqë ministria e financave mbetet e njëjta”, thotë zonja Zerkal.

Ukraina nuk ka mbajtur zgjedhje që nga fillimi i luftës dhe një analist thotë se disa ndryshime në udhëheqje janë të nevojshme.

“Ka patur shkelje, qeverisje të keqe dhe këto ndryshime të reja do të ndihmojnë në përmirësimin e qeverisjes. Prandaj shpresoj që tërë këto ndryshime do të përmirësojnë aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur dhe për të luftuar kundër Rusisë.”

Sipas anketave të fundit të realizuara nga Qendra ‘Razumkov’ dhe Fondacioni për Nisma Demokratike, shumica e ukrainasve besojnë që Zyra e Presidentit po tejkalon mandatin e saj për të ndikuar tek degët tjera të qeverisë.

Reagimi i banorëve të Kievit ishte i përzier.

“Këta njerëz janë vetëm fasadë; asgjë nuk varet nga ta. Çdo gjë varet nga presidenti”, thotë Ludmila, një banore e Kievit.

“Shteti po zhvillohet. Jemi në procese të ndryshme dhe le të themi se besoj që shteti do të përfitojë nga njerëz të rinj me ide të reja”, thotë Anton, një banor tjetër i Kievit.

“Nuk do të ketë asnjë ndryshim të rëndësishëm; vetëm se po ndërrojnë rolet e lojtarëve kryesorë. Prandaj nuk do t’i quaja këto ndryshime drastike. Bëhet fjalë vetëm për një riorganizim”, sipas banorit të Kievit, Andriy.

Riorganizimi vjen në një kohë kyçe në luftën e Ukrainës. Forcat ukrainase po mbajnë nën kontrollin e tyre territorin rus të pushtuar në rajonin e Kurskut dhe Rusia ka shtuar sulmet ndaj civilëve ukrainas dhe infrastrukturës energjetike para dimrit që pritet të jetë i vështirë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet e huaja/ Rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”

Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Trump refuzon propozimin iranian! Tehrani kërcënon sërish

SHBA kërkon një koalicion të ri ndërkombëtar për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Britania krijon forcë të përbashkët detare me 9 vende evropiane

Trump: Bllokada ime detare do të sfidojë historinë dhe do ta shkatërrojë Iranin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm OBSH: E vërteta rreth telefonave celularë dhe lidhjes me kancerin e trurit
Artikulli tjetër Ndryshimi i ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Treshja e Bayern-it, Kane-Diaz-Olise, kap kuotën e 100 golave
Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
David Alaba “përfshihet” në një mashtrim miliona eurosh në Tiranë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
FIFA do të propozojë që, çdo ekip të ketë në fushë një lojtar U-21
Aktuale Politike Sociale Sporti 30 Prill, 2026
Zhvatja e 50 mln eurove/ ‘Der Standard’: Kriminelët vepronin në zemër të Tiranës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.