KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Putin kërkon falje për “incidentin tragjik” me avionin e Azerbajxhanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Putin kërkon falje për “incidentin tragjik” me avionin e Azerbajxhanit
AktualeBotaKoment

Putin kërkon falje për “incidentin tragjik” me avionin e Azerbajxhanit

Përditësimi i fundit: 29 Dhjetor, 2024 12:15 am
178 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi falje të shtunën presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, për “incidentin tragjik” të së mërkurës që ndodhi në hapësirën ajrore ruse, si pasojë e të cilit u rrëzua një aeroplan pasagjerësh i Azerbajxhanit.

Avioni u përfshi nga flakët dhe u rrëzua të mërkurën pranë qytetit Aktau në Kazakistan, pasi devijoi nga trajektorja e fluturimit nga Rusia jugore, pas njoftimeve se dronët ukrainas po sulmonin disa qytete.

Të paktën 38 persona u vranë. Katër burime me dijeni për përfundimet paraprake të hetimit të Azerbajxhanit për ngjarjen i thanë agjencisë Reuters të enjten se mbrojtja ajrore ruse e kishte rrëzuar gabimisht avionin.

“(Presidenti) Vladimir Putin kërkoi falje për incidentin tragjik që ndodhi në hapësirën ajrore ruse dhe shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij të thella dhe të sinqerta për familjet e viktimave, si edhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Kremlini në një deklaratë.

“Në atë kohë, Grozni, Mozdoku dhe Vladikavkazi po sulmoheshin nga mjete ajrore pa pilot të Ukrainës dhe sistemet ruse të mbrojtjes ajrore i zmbrapsën këto sulme”, tha Kremlini. Kremlini tha se telefonata u bë me kërkesë të Presidentit Putin.

Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit, kishte thënë se avioni i ishte nënshtruar një goditjeje nga një objekt i jashtëm në hapësirën ajrore ruse, gjë që shkaktoi humbjen e plotë të kontrollit dhe uljen e detyruar në qytetin kazak të Aktaut, sipas zyrës presidenciale të Azerbajxhanit.

Avioni i pasagjerëve Embraer EMBR3.SA po fluturonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku në Grozni, në rajonin jugor të Çeçenisë të Rusisë, përpara se të devijonte qindra kilometra në Detin Kaspik.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si Macron e ktheu Francën në një shtet të paqeverisshëm

Policët kërcënohen me masa disiplinore/ Nuk dhanë informacion për organizatorët dhe financuesit e protestave

Behxhet Pacolli paraqitet në SPAK, bashkë me avokatin

“New York Times”: Humbja e Vuçiçit trondit ekuilibrat gjeopolitikë në Ballkan?

CNN: “Protestat për korrupsion çuan në rrëzimin e Vuçiçit”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundër Kosovës
Artikulli tjetër Drejtori i Policisë Antwerp-it: Shumë nga objektivat tanë, qëndrojnë në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kallëzim në SPAK për dhunën policore, kërkohet hetimi i Ramës
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.