KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundër Kosovës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundër Kosovës
OpinionPolitikeRajoni

Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundër Kosovës

Përditësimi i fundit: 29 Dhjetor, 2024 12:09 am
161 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë se përdorë propagandën dhe dezinformatat si armë të politikës së saj të jashtme që sipas tij, kanë synim që ta dëmtojnë Kosovën.

Në konferencën e shtatë të ambasadorëve, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kurti u kërkoi ambasadorëve të Kosovës që të jenë aktivë dhe proaktivë në luftimin e propagandës serbe, që sipas tij, mbështetet hapur nga Rusia.

“Përballë sulmeve sistematike, hibride, kinetike, terroriste të Serbisë, ajo vazhdimisht përdorë propagandën, dezinformatat si armë të politikës së saj të jashtme dhe pikërisht për këtë arsye puna juaj merr vlerë edhe peshë të shtuar. Me mbështetje të hapur nga Rusia, ajo ka ngritur një rrjet narrativësh të rreme që synojnë të dëmtojnë shtetin tonë dhe tentojnë të pengojnë përparimin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, në betejën e narrativëve të rremë shpejtësia e reagimit dhe profesionalizmi janë armët kyçe.

“Ju duhet të veproni me vendosmëri dhe qartësi dhe të jeni të shpejtë në reagime për secilën gënjeshtër që shpërndan Serbia apo elementet e saj, ne duhet ta kemi të gatshme të vërtetën tonë”, tha ai.

Kurti, por edhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të Kosovës edhe në të kaluarën kanë fajësuar Serbinë dhe Rusinë se përhapin dezinformata kundër Kosovës.

Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar po ashtu për një rrezik që mund t’i kanoset vendit nga Serbia. Por, sa herë që kanë folur për kërcënime të tilla ata kanë përmendur Rusinë, që sipas tyre, është e interesuar për destabilizimin e veriut të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – dhe të rajonit.

Kurti në të kaluarën ka thënë se Serbia dhe Rusia duan zgjerim, ndërkaq presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar Beogradin si “dorë të zgjatur të Moskës” dhe po tenton “të luajë lojërat” e Rusisë për të hapur një front të ri ndaj Perëndimit.

Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka raporte të mira me Rusinë dhe Beogradi refuzon thirrjet ndërkombëtare që t’iu bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian për shkak të luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Rusia, ndërkaq, e ka justifikuar ndërhyrjen e saj në Ukrainë me situatën në Kosovë. Rusia ka njohur dy rajone lindore ukrainase si shtete të pavarura dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë përderisa Kosova ka shpallur pavarësinë, pse edhe këto rajone nuk munden. Por, Kurti i ka cilësuar këto krahasime si injorancë.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si Macron e ktheu Francën në një shtet të paqeverisshëm

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in

Kallëzim në SPAK për dhunën policore, kërkohet hetimi i Ramës

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Artikulli tjetër Putin kërkon falje për “incidentin tragjik” me avionin e Azerbajxhanit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Policët kërcënohen me masa disiplinore/ Nuk dhanë informacion për organizatorët dhe financuesit e protestave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Tetor, 2026
4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
“Evolve Tower”, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë tek Rruga e Elbasanit
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Nga një dron për çdo fermer
Analize Ekonomi HI-Tech Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.