KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rebelët Huthi trimërohen pavarësisht sulmeve të SHBA-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rebelët Huthi trimërohen pavarësisht sulmeve të SHBA-së
AktualeAnalizeBotaFokus

Rebelët Huthi trimërohen pavarësisht sulmeve të SHBA-së

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2025 8:17 am
215 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Që nga 15 marsi, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar fushatën e tyre ajrore kundër rebelëve jemenas, Huthi, që mbështeten nga Irani. Uashingtoni ka pretenduar se ka goditur mbi 1.000 caqe.

Fushata ajrore synon të ndalë sulmet e rebelëve Huthi ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe të rrisë presionin ndaj Iranit, në mes të negociatave bërthamore.

Por, pavarësisht shkallës së sulmeve, analistët kanë ngritur pyetjen nëse kjo përpjekje ka shkaktuar ndonjë ndikim afatgjatë.

“Rebelët Huthi mbeten të vendosur”, tha Colin Clarke, drejtor për politika dhe kërkime në Grupin Soufan – që merret me këshillim për sigurinë dhe inteligjencën – me seli në Nju Jork.

Ai theksoi se përderisa një pjesë e infrastrukturës së rebelëve është shkatërruar dhe i është vrarë personeli, grupi duket se ka kthyer këtë fushatë në avantazhin e tij.

“Çdo humbje me gjasë do të jenë afatshkurtra dhe të përkohshme”, tha ai për Radion Evropa e Lirë, duke përmendur forcimin e rekrutimit nga rebelët Huthi dhe mbledhjen e fondeve.

Jeremy Binnie, analist për mbrojtje në Lindjen e Mesme në kompaninë e inteligjencës, Jasen, shtoi se aftësia e rebelëve që vazhdimisht të kryejnë sulme – veçmas ndaj Izraelit dhe dronëve amerikanë – minon pretendimet e SHBA-së se ka degraduar kapacitetet e tyre.

“Po bëhet gjithnjë e më e turpshme për SHBA-së, sa herë që rebelët Huthi sulmojnë Izraelin ose rrëzojnë një MQ-9”, tha Binnie.

Një pranim i bërë së voni nga Marina amerikane, se një avion luftarak, i llojit F/A-18, ra nga aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman gjatë një manovrimi për të shmangur një sulm ajror të rebelëve Huthi, vetëm ka përforcuar perceptimin se grupi vazhdon të paraqesë një rrezik të madh.

Ndërkaq, grupi ka vazhduar të lëshojë raketa drejt Izraelit, duke marrë përgjegjësinë më 2 maj për dy sulme ajrore që nxitën Forcat e Mbrojtjes të Izraelit të zmbrapsin dy sulmet dhe të aktivizojnë sirenat paralajmëruese në mbarë vendin.

Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane insiston se fushata ka degraduar ritmin dhe efikasitetin e sulmeve të rebelëve Huthi.

“Lëshimet e raketave balisitke kanë rënë për 69 për qind. Për më tepër, sulmet me dronë kanë rënë për 55 për qind”, tha Komanda Qendrore përmes një njoftimi më 27 prill. “Irani pa dyshim vazhdon të ofrojë mbështetje për rebelët Huthi. Rebelët und të vazhdojnë të sulmojnë forcat tona vetëm me përkrahjen e regjimit iranian”.

A kanë ndikuar sulmet në raportet me Iranin?

Analistët paralajmërojnë se sulmet mund të kenë efekt të kundërt në dinamikat rajonale, duke i afruar rebelët Huthi më shumë me Iranin në vend se t’i izolojnë.

Grupi – i njohur zyrtarisht si Lëvizja Ansarallah dhe i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – është anëtar kyç i atij që njihet si “boshti i rezistencës” i Iranit – një rrjet aktorësh joshtetërorë, që është përballur me humbje vitin e kaluar.

Por, që nga shpërthimi i luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, rebelët Huthi kanë rritur rolin e tyre brenda kësaj aleance, duke marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Izraelit dhe ndaj anijeve të lidhura me Izraelin, sulme që kanë thënë se i kanë kryer në shenjë solidariteti me palestinezët.

Përderisa rritja e ndikimit të tyre u ka mundësuar njëfarë autonomie, ekspertët thanë se ata mbeten thellësisht të varur nga Irani për armë dhe mbështetje strategjike.

“E dimë shumë mirë se çfarë mund të bëjë Ushtria amerikane – dhe jeni paralajmëruar”, shkroi në X më 1 maj sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Iranit. “Do të paguani pasojat në kohën dhe vendin që ne do të zgjedhim”.

Megjithatë, Clarke argumentoi se sulmet mund vetëm të kenë thelluar aleancën Huthi-Iran.

“Sulmet i kanë afruar rebelët Huthi me Iranin”, tha ai, duke shprehur dyshime nëse një marrëveshje bërthamore në të ardhmen do të ndryshonte sjelljen e Teheranit.

Edhe Binnie u shpreh skeptik sikurse Clarke. “Zyrtarët amerikanë mund të shpresojnë se fushata i bën presion Iranit”, tha ai, “por është e vështirë të thuhet nëse kjo po ndodh”.

Rundi i katërt i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe SHBA-së fillimisht ishte paraparë të mbahej në Romë më 3 maj, por u shty për shkak të, siç thanë ndërmjetësit nga Omani, “arsyeve logjistike”.

Pas javësh bombardime të vazhdueshme, SHBA-ja nuk duket se është afër ndalimit të sulmeve ndaj rebelëve jemenas apo dobësimit të mbështetjes politike që ata kanë, duke ngritur pyetje lidhur me vlerën strategjike të kësaj fushate.

 

Marrë nga Radio Evrops e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zv.kryeministrja e Spanjës: Shteti duhet të marrë nën kontroll operatorin energjetik
Artikulli tjetër Kosovë, kuvendi mblidhet për të 11-tën herë për konstituimin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.