Manchester United ka vendosur të shkarkojë trajnerin Ruben Amorim, vetëm pak ditë pasi portugezi sulmoi publikisht drejtuesit e klubit pas barazimit 1-1 me Leeds United.
Problemet e tij nisën pas deklaratave të çuditshme në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Leeds, ku Amorim kërkoi të quhej “trajner” dhe kritikoi drejtorin sportiv Jason Wilcox për dështimin e transferimit të lojtarit Antoine Semenyo nga Bournemouth. Ai premtoi se nuk do të jepte dorëheqjen, por kërkoi më shumë kontroll mbi vendimet e klubit.
Manchester United ka regjistruar 15 ndeshje radhazi pa mbajtje të portës të paprekur në transfertë, rekordi më i keq në historinë e klubit. Nën drejtimin e Amorim, skuadra fitoi vetëm një herë ndeshje radhazi, në një seri pesë ndeshjesh pa humbje në tetor.
Portugezi ishte shpesh kritik për taktikat e tij, duke mbetur besnik sistemit 3-4-3, të cilin vetëm kohët e fundit pranoi se nuk mund të funksiononte pa investime të mëdha. Ai gjithashtu nuk ka munguar në deklarata të forta ndaj lojtarëve, duke thënë në gusht se “ndonjëherë i urrej lojtarët” dhe se mund të donte të dorëhiqej.
Me largimin e tij, Manchester United nis kërkimin për trajnerin e ri që do të marrë në dorë projektin e ri të klubit.
Marrë nga The SUN