KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rusia “vëzhgon” situatën në Groenlandë pas komenteve të Trump
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Rusia “vëzhgon” situatën në Groenlandë pas komenteve të Trump
BotaKomentZhvillim

Rusia “vëzhgon” situatën në Groenlandë pas komenteve të Trump

Përditësimi i fundit: 10 Janar, 2025 1:08 pm
172 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Rusia thotë se po ndjek nga afër situatën lidhur me Groenlandën, pas refuzimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për të përjashtuar masat ushtarake ose ekonomike për të marrë kontrollin e territorit nga Danimarka.

“Ne po vëzhgojmë këtë zhvillim mjaft dramatik të situatës, por deri më tani, falë Zotit, ajo mbetet në nivel deklaratash”, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Zona e Arktikut është një zonë e interesave tona kombëtare dhe strategjike. Ne jemi të pranishëm në zonën e Arktikut dhe do të vazhdojmë të jemi atje”, shtoi Peskov.

Territori i gjerë i Groenlandës, shumica e të cilit shtrihet mbi Rrethin Arktik, ka qenë zyrtarisht pjesë e Danimarkës që nga viti 1953, megjithëse ishulli ka qeverinë e vet. I pyetur në një konferencë për shtypin në Florida të martën, zoti Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për qëllime sigurie dhe ai refuzoi të përjashtonte përdorimin e mjeteve ekonomike ose ushtarake për të arritur këtë qëllim.

“Njerëzit me të vërtetë as nuk e dinë nëse Danimarka ka ndonjë të drejtë ligjore për kontrollin e Groenlandës. Por nëse e bëjnë, ata duhet të heqin dorë sepse ajo na duhet për qëllime të sigurisë kombëtare. Kjo është për botën e lirë. Unë po flas për mbrojtjen e botës së lirë”, tha zoti Trump.

“Ju keni anije kineze kudo. Ju keni anije ruse kudo. Ne nuk do ta lejojmë këtë”, shtoi ai.

Ashtu si pjesa më e madhe e Arktikut, Groenlanda po ngrohet me shpejtësi. Kjo po ndryshon gjeopolitikën e rajonit, thotë Liana Fiks, analiste në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Arktiku po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë e një konkurrence dhe rivaliteti të fuqive të mëdha. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se po e humbasin këtë lojë”, thotë ekspertja Fix.

“Qasja në Arktik po lehtësohet, si për tregtinë e mallrave ashtu edhe për mineralet kritike, veçanërisht për mineralet e rralla”, thotë analistja Fix. “Dhe gjithashtu ajo po bëhet një zonë gjithnjë e më e militarizuar”, shtoi ajo, duke vënë në dukje se Rusia po bashkëpunon me marinën kineze në rajon.

Danimarka e ka bërë të qartë se Groenlanda nuk është për shitje. Ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen hodhi poshtë sugjerimin se komentet e zotit Trump paraqesin një krizë të politikës së jashtme për qeverinë e tij.

“Unë shoh një president që është në rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shtuar interesin për Arktikun. Unë mund ta kuptoj këtë. Edhe pala daneze ka këtë interes dhe ne gjithashtu e kemi atë brenda NATO-s”, tha zoti Rasmussen të mërkurën.

Danimarka përballet me një dilemë, thotë ekspertja Fix.

“Është shumë e qartë edhe për Danimarkën se rritja e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara si për investime në Groenlandë, por edhe për bashkëpunimin ushtarak do të ishte vërtetë në interesin e të gjithëve”, tha zonja Fix për Zërin e Amerikës.

Disa udhëheqës evropianë kritikuan komentet e zotit Trump, ndonëse shumica e tyre nuk kritikuan drejtpërdrejt Presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vlerat themelore perëndimore janë në rrezik.

“Parimi i paprekshmërisë së kufijve vlen për çdo vend, pavarësisht nëse është në lindje apo në perëndim të vendit tonë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot ishte më i drejtpërdrejtë. “Nuk ka dyshim se Bashkimi Evropian nuk do të toleronte asnjë vend në botë, cilido qoftë ai, dhe më lejoni të them duke filluar nga Rusia, që të sulmojë kufijtë tanë sovranë”, tha ai të mërkurën.

Qeveria e Groenlandës, ndërkohë, po shton trysninë për organzim të një referendumi për pavarësi të plotë dhe ka thënë se vetëm populli do të vendosë për të ardhmen e Groenlandës.

“Grenlanda është në rrugën e saj drejt një epoke të re dhe një viti të ri, në të cilin ajo është në qendër të vëmendjes botërore. Banorët e Groenlandës janë të bashkuar, pavarësisht se ku jetojnë. Ne duhet të jemi të bashkuar për të qenë gati për një të ardhme të re”, tha kryeministri Mute Egede gjatë një udhëtimi në Kopenhagë të enjten.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve

Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë Los Angeles, numri i të vdekurve rritet në 10
Artikulli tjetër Akuzat e Berishës për Majkon, SPAK: Nuk ka asnjë kallëzim ndaj deputetit të PS-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?
Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç
Aktuale Analize Fokus Kryesore 16 Tetor, 2026
Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.