KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sekretari amerikan i Mbrotjes: SHBA-ja, e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Sekretari amerikan i Mbrotjes: SHBA-ja, e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut
BotaOpinion

Sekretari amerikan i Mbrotjes: SHBA-ja, e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2024 7:11 am
92 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të premten përsëri shqetësimin për përshkallëzimin e situatës mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij izraelit, Yoav Gallant.

Kjo ishte biseda e gjashtë telefonike mes tyre gjatë kësaj jave dhe Austin bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të krizës.

Izraeli njoftoi të premten se e ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut dhe figura të tjera të rëndësishme të grupit militant libanez gjatë një sulmi ajror në Bejrut.

Ky sulm ndodhi pas sulmeve dyditore ndaj këtij grupi, të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, gjatë të cilave pajisjet e komunikimit të anëtarëve të grupit, pejxherët dhe radiolidhjet, shpërthyen duke vrarë 37 persona dhe plagosur mijëra të tjerë.

Këto sulme besohet se janë kryer nga Izraeli, i cili as nuk e ka pranuar e as mohuar përfshirjen.

Pentagoni tha në një komunikatë se Austini ia përsëriti Gallantit “shqetësimin e tij për përshkallëzimin aktual të shkëmbimit të sulmeve midis Izraelit dhe Hezbollahut”.

Më herët të premten, Gallant shkroi në X: “Veprimet në fazën e re do të vazhdojë derisa të arrihet qëllimi ynë: kthimi i sigurt i banorëve të veriut [të Izraelit] në shtëpitë e tyre.”

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga të dyja anët e kufirit Izrael-Liban prej se Hezbollahu filloi të hedhë raketa drejt Izraelit më 8 tetor, në mbështetje të palestinezëve në Gaza, ku Izraeli është duke e luftuar Hamasin – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Më herët të premten, Hezbollah e goditi veriun e Izraelit me 140 raketa, një ditë pasi lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u zotua për hakmarrje ndaj Izraelit për shpërthimet vdekjeprurëse të pajisjeve të telekomunikimit në Liban këtë javë.

Hezbollahu edhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse çdo ditë prej 8 tetorit, një ditë pasi nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, sulmi raketor i së premtes ishte më i madh se zakonisht.

Nasrallah u zotua të enjten për vazhdimin e sulmeve të përditshme ndaj Izraelit, pavarësisht sulmit vdekjeprurës të kësaj jave në pajisjet e komunikimit të anëtarëve të saj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Përse Netanyahu dhe Trump kishin të drejtë për Iranin

Faktet e errëta të industrisë së armëve “Made in Albania”

PS drejt liberalizimit të kushteve për dhënien e shtetësisë

Lufta tregtare në Amerikën e Jugut, Ekuadori kërcënon Kolumbinë me taksa doganore 100%

Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skandali në Greqi! Shkolla përjashton 10-vjeçaren me origjinë shqiptare
Artikulli tjetër Një shqiptar mes 37 ‘spiunëve’ të Mossad-it, të dënuar nga Turqia me 250 vjet burg

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, e fundit në Europë dhe Azi për politika industriale
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike 10 Prill, 2026
Beqaj letër nga burgu: Mos më nxirrni nga qelia, lërmëni këtu, si dëshmi e suksesit të reformës në drejtësi
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Politike 10 Prill, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 10 Prill, 2026
Varr masiv qensh në zemër të kryeqytetit/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.