KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandali në Greqi! Shkolla përjashton 10-vjeçaren me origjinë shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Skandali në Greqi! Shkolla përjashton 10-vjeçaren me origjinë shqiptare
RajoniSociale

Skandali në Greqi! Shkolla përjashton 10-vjeçaren me origjinë shqiptare

Përditësimi i fundit: 21 Shtator, 2024 7:09 am
134 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në epiqendër të mediave greke orët e fundit ka qenë një ngjarje serioze ndaj një nxënëse 10 vjeçe me origjinë shqiptare, që ka ngjallur reagime në opinionin publik të vendit.

Sipas masave të reja të Ministrisë së Arsimit për shkrirjen e klasave në shkolla me maksimun 25 nxënës, Drejtoria e Arsimit lokal ka vendosur të përjashtojë nga shkolla 10-vjeçaren në fshatin Simantra të Halkidhikisë për të mos krijuar një klasë të dytë paralele me klasën e 5-të të shkollës fillore.

Tashmë nxënësja në fjalë duhet të ndjekë mësimet në një shkollë në fshatin fqinj, konkretisht në Portaria, që ndodhet 8 km larg dhe familja nuk mund ta dërgojë atje.

Babai i vogëlushes, Altin Tocila, dëshmon se një ditë pas ceremonisë së nisjes së vitit shkollor , drejtoresha i ka njoftuar vendimin e përjashtimit të Drejtorisë së Arsimit, pasi klasa e 5-të ka 26 fëmijë dhe nuk mund të ketë edhe një nxënës tjetër.

Pasi prindërit e vajzës kanë kundërshtuar drejtoresha ka lajmëruar policinë për të nxjerrë fëmijën nga ambientet e shkollës. Dhjetëvjeçarja madje u tremb dhe ka filluar të qajë ndaj babai e ka marrë me vete në punën e tij gjatë gjithë ditës.

Familja në fjalë ka edhe një fëmijë tjetër më të madh që shkon në gjimnazin e Mudhaniasë, 9 km larg dhe nuk mund të përballojë transportin e dy fëmijëve dhe as ta lërë një 10 vjeçare të shkojë në shkollën e fshatit fqinj vetëm me autobusin e linjës.

Familja Tocila u detyrua të shpërngulej nga Imathia në Halkidiki, në kërkim të të ardhurave më të qëndrueshme dhe kushteve më të mira të jetesës. Pasi janë vendosur në Simantra të Halkidikisë ,kryefamiljari ka gjetur punë në një fabrikë të përpunimit të ullirit kurse gruaja e tij është e papunë.

Duke denoncuar këtë ngjarje, shoqata e Mësuesve të Arsimit Fillor të rajonit shpalli ndalesë pune dhe protestë dje në mesditë para Drejtorisë Arsimore në Polygyros të Halkidhikisë.

Nga ana e tyre organet vendore të arsimit, pas publikimit të ngjarjes dhe reagimeve, kanë deklaruar se po përpiqen të gjejnë një zgjidhje duke bërë një përjashtim për numrin e nxënësve në rastin në fjalë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Për çdo gol të shënuar, në ndeshjen e 6-të të ligës portugeze, do të mbillen 200 pemë
Artikulli tjetër Sekretari amerikan i Mbrotjes: SHBA-ja, e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Analize Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.