Dy senatorë amerikanë paraqitën të premten një projektligj dypartiak të premten që parashikon sanksione ndaj Turqisë, duke përmendur shqetësimet për veprimet ushtarake nga ai vend ose grupet që ajo mbështet në Sirinë veriore.
Senatori demokrat Chris Van Hollen dhe senatori republikan Lindsey Graham paraqitën “projektligjin kundër agresionit turk të vitit 2024” me shpresën se paralajmërimi për sanksione do t’i shtynte palët drejt një armëpushimi.
Por ata thanë se Uashingtoni duhet të punojë me Turqinë në mënyrë diplomatike për të mundësuar një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zonë të çmilitarizuar midis Turqisë dhe Sirisë.
Armiqësitë në Sirinë veriore janë përshkallëzuar që kur udhëheqësi sirian Bashar al-Assad u rrëzua para pothuajse dy javësh.
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar një armëpushim të brishtë në zonën midis Turqisë dhe grupeve siriane që ajo mbështet, dhe luftëtarëve kurdë sirianë të mbështetur nga SHBA.
Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)