KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA, një platformë e re zbulon prirjet politike të fqinjëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SHBA, një platformë e re zbulon prirjet politike të fqinjëve
AnalizeBotaSocialeTe TjeraZhvillim

SHBA, një platformë e re zbulon prirjet politike të fqinjëve

Përditësimi i fundit: 8 Mars, 2025 10:26 pm
225 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një studim i kohëve të fundit arrin në përfundimin se 1 ndër 100 amerikanë e shesin shtëpinë, nëse një fqinj me pikëpamje të kundërta politike blen shtëpinë pranë tyre. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Dora Mekouar, një aplikacion i ri për pasuritë e paluajtshme u jep mundësinë blerësve të mësojnë për prirjet politike të një fqinji të mundshëm përpara se të bëjnë një nga blerjet më të mëdha të jetës së tyre.

Shumica e njerëzve njihen me fqinjët pasi hyjnë në shtëpinë e re. Por një aplikacion i ri i pasurive të paluajtshme ofron mundësinë që të mësosh për prirjet politike të fqinjëve të mundshëm, përpara se të blesh një pasuri të paluajtshme.

“Qëllimi i platformës Oyssey është të demokratizojë të dhënat për ata që duan të blejnë shtëpi”, thotë bashkëthemeluesi i platformës “Oyssey”.

Dhe Oyssey – një aplikacion i ri i pasurive të paluajtshme që është hedhur për përdorim në Nju Jork dhe Florida me synimin për t’u përhapur në mbarë vendin – e bën këtë duke ofruar informacion nga të dhënat publike. Blerësit e shtëpive do të jenë kështu në gjendje të dinë nëse fqinjët e tyre të mundshëm janë demokratë apo republikanë.

“Të ndihmon të kuptosh se cilët njerëz do të të pëlqente të ftoje për darkë, të kuptosh se pranë cilët njerëzve do të doje t’i rrisje fëmijët”, thotë zoti Kelly.

“Duket se për njerëzit është i rëndësishëm identiteti politik i fqinjëve të rinj, kështu që nuk befasohem që disa kompani po e shesin atë informacion ose po ua japin atë informacion blerësve të mundshëm.”

Ben McCartney është bashkautor i një studimi që arriti në përfundimin se pronarët e shtëpive ishin disi më të prirur të largoheshin nëse pikëpamjet politike të një fqinji të ri ndryshonin nga ato të tyre, sesa nëse ato pikëpamje do të ishin të njëjta.

“Pra, polarizimi politik nuk është vetëm një dukuri e mediave sociale, por po ndikon gjithashtu në vendimet reale ekonomike”, thotë ai.

Studimi zbuloi se 1 ndër 100 lëvizje është e motivuar politikisht. Njerëzit që janë më të prirur të zhvendosen për këtë arsye, zakonisht janë më pak të përfshirë në politikë.

“Ata nuk duan që politika të jetë pjesë e jetës së tyre të përditshme, por kur një fqinj i ri është jo vetëm shumë i zëshëm politikisht, por përkrah palën e kundërt, kjo krijon kushte për tensione më të forta”, thotë Prof. McCartney.

Por a do të kontribuojë ky aplikacion në thellimin e ndasive politike të Amerikës? Bashkëthemeluesi i “Oysseyt”, Kelly nuk mendon kështu.

“Ne po u japim njerëzve të dhënat dhe informacionin për të kontrolluar fatin e tyre dhe ata mund të bëjnë ç’të duan me atë informacion. Të dhënat tashmë ekzistojnë”, thotë ai.

Dhe objektivi i platformës “Oyssey” është ta bëjë atë informacion publik, më të lehtë për t’u gjetur.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 6.8 milionë refugjatë ukrainas në botë
Artikulli tjetër Policia konfiskon granata dore, municion dhe pajisje të tjera në veri të Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen
Aktuale Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.