KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA parandalon një sulm kibernetik nga hakerat rusë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA parandalon një sulm kibernetik nga hakerat rusë
AktualeBotaHI-Tech

SHBA parandalon një sulm kibernetik nga hakerat rusë

Përditësimi i fundit: 4 Tetor, 2024 6:47 am
256 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një grup hakerësh, i lidhur me inteligjencën ruse, është parandaluar nga kryerja e aktiviteteve të tyre, thanë Microsoft dhe autoritetet amerikane më 3 tetor. Zyrtarët amerikanë thonë se ky grup u përpoq të futej në sistemet kompjuterike të ish-punonjësve ushtarakë dhe të inteligjencës amerikane, si dhe në ato të organizatave joqeveritare, kompanive amerikane dhe të tjerëve.

Një gjykatë amerikane hapi dokumente për t’i autorizuar Microsoftin dhe Departamentin amerikan të Drejtësisë për të sekuestruar më shumë se 100 emra domenesh të lidhura me grupin e hakerëve, i njohur si Grupi Callisto i Star Blizzardit.

“Kjo sekuestrim është pjesë e një përgjigjeje të bashkërenduar me partnerët tanë të sektorit privat, për ta shkatërruar infrastrukturën që aktorët e spiunazhit kibernetik e përdorin për t’i sulmuar shënjestrat amerikane dhe ndërkombëtare”, tha prokurori i Qarkut Verior të Kalifornisë, amerikan Ismail J. Ramsey.

Grupi kishte në shënjestër individë me e maile që dukeshin sikur vinin nga një burim i besuar, një taktikë e njohur si “spear phishing”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë në një njoftim për shtyp. Pasi hapeshin linqet brenda këtyre emaileve, hakerët përpiqeshin të hynin në sistemet e brendshme të viktimave për të vjedhur të dhëna dhe për t’i penguar aktivitetet e tyre.

Sipas Microsoftit, veprimet e Star Blizzardit ishin të vazhdueshme dhe të sofistikuara. Ky grup shpesh bënte kërkime të hollësishme paraprake për këdo që synonte ta sulmonte. Star Blizzard gjithashtu vuri në shënjestër grupe të shoqërisë civile, kompani amerikane, kontraktues ushtarakë amerikanë dhe Departamentin amerikan të Energjisë, i cili mbikëqyr shumë programe bërthamore, tha kompania.

Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi nëse aktivitetet e Star Blizzardit ishin ose jo të suksesshme, por thanë se presin që Rusia të vazhdojë t’i përdorë hakerët sulmet kibernetike kundër Uashingtonit dhe aleatëve të tij. Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të vazhdojnë të jenë syhapur.

“Me mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë të sektorit privat, ne do të jemi të pamëshirshëm në ekspozimin e aktorëve rusë dhe kriminelëve kibernetikë dhe në privimin e tyre nga mjetet e tregtisë së tyre të paligjshme”, tha zëvendësprokurorja e Përgjithshme, Lisa Monaco, në komunikatën e Departamentit të Drejtësisë.

Autoritetet amerikane ngritën aktakuzë ndaj dy burrave rusë vitin e kaluar në lidhje me veprimet e mëparshme të Star Blizzard. Të dy besohet se janë në Rusi. Star Blizzard sulmoi edhe njerëz dhe grupe në të gjithë Evropën dhe në vendet e tjera të NATO-s, tha Departamenti i Drejtësisë. Shumë prej tyre kishin mbështetur Ukrainën pas pushtimit nga Rusia.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter

Ahmetaj: Po tentojnë të grabisin gazin e Delvinës, për Ron Yefet

Vidhen katër vepra arti, në muzeun Renoir në Francë

Dje rrethuan Kryeministrinë, sot protestuesit para Kuvendit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjeorgjia me ligj kundër komunitetit LGBTQ+
Artikulli tjetër Suedi, aktivistët pro-palestinezë qëllojnë me domate Ministren e Jashtme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 8 Shtator, 2026
Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.