KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjeorgjia me ligj kundër komunitetit LGBTQ+
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Gjeorgjia me ligj kundër komunitetit LGBTQ+
BotaSocialeZhvillim

Gjeorgjia me ligj kundër komunitetit LGBTQ+

Përditësimi i fundit: 4 Tetor, 2024 6:46 am
177 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkroi të enjten ligjin që kufizon rëndë të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në këtë shtet dhe që imiton ligjet e miratuara në Rusinë fqinje.

Kryetari i parlamentit Shalva Papuashvili, njoftoi përmes rrjeteve sociale se ligji “nuk pasqyron idetë dhe ideologjitë aktuale, të përkohshme dhe të ndryshueshme, por bazohet te arsyeja, përvoja historike dhe vlerat e lashtë të krishtera, gjeorgjiane dhe evropiane”.

Presidentja gjeorgjiane Salome Zourabichvili refuzoi ta nënshkruante ligjin dhe ia ktheu atë parlamentit të mërkurën. Ligj u paraqit nga partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane” dhe ishte miratuar nga ligjvënësit muajin e kaluar.

Ligji përfshin ndalimin e martesave ndërmjet gjinisë së njejtë, birësimit të fëmijëve nga çiftet që i takojnë gjinisë së njejtë, si dhe përkrahjen publike, apo mbulimin nga media të marrëdhënieve, apo pjesëtarëve të komunitetit LGBTQ+. Ai gjithashtu ndalon kujdesin mjekësor për personat që ndryshojnë gjininë dhe ndalon ndyrshimin e identifikimit gjinor në dokumentet zytare.

“Ky ligj mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve, përfshirë lirinë e të shprehurit, në mënyrë që të drejtat e të tjerëve të mos shkelen, që është edhe thelbi dhe ideja e një demokracie të vërtëtë”, tha zoti Papuashvili.

Parlamenti i dha miratimin përfundimtar ligjit ndërkohë që Gjeorgjia, një shtet kryesisht konservator, ku Kisha Ortodokse ka një ndikim të rëndësishëm, përgatitet për zgjedhjet parlamentare.

Shumë e konsiderojnë ligjin si një përpjekje të partisë në pushtet për të fituar përkrahjen e grupeve konservatore. Ligji është kritikuar nga aktivistët e të drejtave të njeriut dhe të komunitetit LGBTQ+, të cilët thonë se ai godet më tej një komunitet tashmë të brishtë.

Duke nënshkruar ligjin, partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ “po e çon homofobinë në një nivel të ri, në një homofobi politike dhe institucionale”, tha aktivistja Ana Tavadze, nga organizata ‘Tbilisi Pride’.

Qëllimi i kësaj partie është “të fabrikojë” probleme para zgjedhjeve për të larguar vëmendjen e njerëzve nga “dështimet” për të zgjidhur probelemet si papunësia, arsimi dhe përkujdesi shëndetësor, i tha aktivistja Tavadze agjencisë Associated Press.

Ligji ka nxitur krahasime me Rusinë, ku Kremlini nënvizon ato që i quan vlera tradicionale të familjes. Autoritetet ruse në dekadën e fundit kanë ndaluar mbështetjen publike për “marrëdhëniet seksuale jotradicionale” dhe kanë hartuar ligje kundër përkujdesjes mjekësore për ndryshim gjinie, në kuadër të masave të tjera.

Gjykata e saj e Lartë pothuajse e ka shpallur të jashtëligjshëm aktivizmin për çështjet LGBTQ+ duke e etiketuar atë si organizatë ekstremiste dhe duke ndaluar aktivitetet e saj.

Në Gjeorgji, komuniteti LGBTQ+ ka hasur në vështirësi para se të hartohej ky ligj. Demonstratat dhe incidentet e dhunshme kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBTQ+ ishin të shpeshta dhe vitin e kaluar qindra kundërshtarë të të drejtave të këtij komuniteti hynë me dhunë në një festival të tij në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, duke detyruar anulimin e tij. Këtë vit, dhjetëra mijëra marshuan në Tbilisi për të promovuar “vlerat tradicionale familjare”.

Një ditë pasi parlamenti miratoi ligjin kundër komunitetit LGBTQ+, aktorja dhe modelja transgjinore Kesaria Avramidze u godit për vdekje me thikë në banesën e saj në Tbilisi. Aktivistët e të drejtave të njeriut janë të shqetësuar se ligji do të nxisë më shumë dhunë.

Kryetari i parlamentit Papuashvili tha se duke mos e nënshkruar ligjin, Presidentja Zourabichvili dhe opozita gjeorgjiane “nuk patën guxim të mjaftueshëm që haptas të shprehnin mendimin e tyre për këtë ligj”.

Disa analistë thonë se një pjesë e opozitës në Gjeorgji po tregohet e kujdesshme pata zgjedhjeve të 26 tetorit duke mos dënuar veprimet që kufizojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ+ për të mos larguar një pjesë të votuesve.

Presidentja Zourabichvili ka kohë që nuk ka marrëdhënie të mira me partinë në pushtet. Ajo i vuri veton ligjit për “ndikimin e huaj”, i cili u miratua nga parlamenti në fillim të këtij viti. Por parlamenti, ku dominon partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’, e rivotoi dhe e mirartoi ligjin.

Kundërshtarët e këtij ligjit e krahasojnë atë me ligjin rus, të cilin autoritetet e përdorin për të shtypur mendimin ndryshe dhe akuzojnë partinë në pushtet se po vepron në bashkërendim me Moskën, duke rrezikuar shanset e Gjeorgjisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ky shtet i Kaukazint Jugor me 3.7 milionë banorë, ka aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2022, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, por BE-ja e ka pezulluar procesin si reagim ndaj miratimit të ligjit për “ndikimin e huaj” dhe ka ngrirë pjesë të paketës së saj financiare për këtë vend. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dhjetëra zyrtarëve gjeorgjianë për shkak të këtij ligji.

Partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ është themeluar nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, i cili e krijoi pasurinë e tij në Rusi dhe shërbeu si kryeministër i Gjeorgjisë në vitin 2012.

Kjo parti premtoi të jetësonte të drejtat qytetare dhe të “riniste” marrëdhëniet me Moskën, e cila zhvilloi një luftë të shkurtë me Gjeorgjinë në vitin 2008 rreth Osetisë Jugore, krahinë që kërkon të shkëputet nga Gjeorgjia. Më pas, Rusia njohu pavarësinë e Osetisë Jugore dhe të Abkhazisë, krahinës tjetër që kërkon shkëputje dhe vendosi atje bazat e saj ushtarake.

Shumë gjeorgjianë mbështetën Ukrainën ndërsa Kievi iu kundërpërgjigj sulmit të Rusisë në vitin 2022. Por qeveria gjeorgjiane abstenoi për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Moskës, ndaloi hyrjen e dhjetëra kritikëve të Kremlinit në Gjeorgji dhe akuzoi Perëndimin se po përpiqet të fusë Gjeorgjinë në konflikt të hapur me Rusinë. Opozita e ka akuzuar partinë në pushtet se po e çon Gjeorgjinë drejt orbitës së Rusisë duke rrezikuar aspiratat evropiane të vendit.

 

Marrë nga VOA (Zëri  Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm DW: A po rrezikon Kosova përjashtimin nga Procesi i Berlinit?
Artikulli tjetër SHBA parandalon një sulm kibernetik nga hakerat rusë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.