KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shifrat e reja, mbi 700 mijë ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shifrat e reja, mbi 700 mijë ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë
AnalizeBotaFokusSocialeZhvillim

Shifrat e reja, mbi 700 mijë ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2026 8:42 am
54 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Më shumë se 700 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftës gati pesëvjeçare në Ukrainë, sipas një analize të re.

Kjo shifër tronditëse nxjerr në pah vendosmërinë e Moskës për të pushtuar territore ukrainase dhe përpjekjet e Ukrainës për t’i shkaktuar humbje të mëdha njerëzore ushtrisë ruse.

Të dhënat, të publikuara më 23 nëntor, janë përpiluar bashkërisht nga mediat Meduza dhe Mediazona, të cilat prej kohësh përllogarisin humbjet ruse – të vrarët dhe të plagosurit – duke u mbështetur kryesisht në të dhënat për trashëgiminë e personave të vdekur.

Përllogaritja e re përfshin edhe të dhëna të siguruara përmes një sulmi kibernetik ndaj agjencisë shtetërore ruse të statistikave, Rosstat.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë dy grupe hakerësh, “Belarusian Cyber Partisans” dhe “Silent Crow”, të cilët e kanë ndarë një pjesë të madhe të të dhënave me gazetarë dhe persona të tjerë.

Nëse numrit të ushtarëve të vrarë i shtohen edhe të plagosurit, humbjet e përgjithshme të ushtrisë ruse mund të tejkalojnë dy milionë persona.

Kjo do të ishte një shifër shumë më e lartë se humbjet e Rusisë në të gjitha luftërat që ka zhvilluar që nga Lufta e Dytë Botërore.

Përllogaritja e re përputhet në masë të madhe edhe me vlerësimet e përafërta publike të agjencive perëndimore të inteligjencës dhe institucioneve ushtarake.

Në maj, Selia Qeveritare e Komunikimeve (GCHQ) – agjencia kryesore britanike e inteligjencës së sinjaleve – vlerësoi se më shumë se 500 mijë ushtarë rusë ishin vrarë në luftën në Ukrainë.

Një muaj më herët, në raportin e saj vjetor, agjencia kryesore e inteligjencës ushtarake e Holandës vlerësoi se Rusia kishte pësuar 1.2 milion humbje të përhershme në personel deri në fund të vitit 2025, përfshirë më shumë se 500 mijë të vrarë.

Rusia ka arritur ta vazhdojë ofensivën në Ukrainë, e cila në shkurt do të hyjë në vitin e gjashtë, kryesisht falë pagave jashtëzakonisht të larta që u ofron burrave që regjistrohen vullnetarisht në ushtri, si dhe përfitimeve financiare për familjet e ushtarëve të vrarë.

Një pjesë të konsiderueshme të forcave ruse e përbëjnë edhe të burgosurit, veçanërisht në njësitë e këmbësorisë që luftojnë në vijën e parë të frontit.

Megjithatë, sipas Janis Kluges, studiues që ndjek rekrutimin ushtarak rus përmes të dhënave të buxheteve rajonale, stimujt financiarë duket se janë zvogëluar gjatë këtij viti.

Këto të dhëna sugjerojnë se autoritetet ruse e kanë gjithnjë e më të vështirë të rekrutojnë ushtarë të rinj dhe t’i zëvendësojnë ata që humbin jetën në vijën e frontit.

Nga ana tjetër, edhe Ukraina ka pësuar humbje jashtëzakonisht të mëdha në njerëz – të vrarë dhe të plagosur – gjatë mbrojtjes nga pushtimi rus.

Ukraina nuk ka publikuar shifra zyrtare prej vitesh.

Megjithatë, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), me seli në Uashington, vlerëson se rreth 600 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë ose plagosur rëndë.

Kjo shifër është edhe më shqetësuese duke pasur parasysh se Ukraina ka një popullsi shumë më të vogël se Rusia.

Krahasuar me Rusinë, Ukraina ka pasur më shumë vështirësi për të siguruar ushtarë të rinj për vijën e frontit.

Qeveria në Kiev ka reformuar sistemin e rekrutimit ushtarak, por metodat e ashpra të mobilizimit, të njohura si “busifikim” – kur burrat ndalohen dhe dërgohen me forcë në qendrat e rekrutimit – kanë shkaktuar zemërim te shumë ukrainas.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Veliaj shkarkon pas 11 vitesh drejtuesen e kopshteve

Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, ndërron jetë në spital edhe nipi i Selami Hasanit

Shqiptari që vodhi pamjet e GTA VI dënohet me 7 vite burg, por lirohet

Kthesë e papritur në Nvidia, Jensen Huang rikthehet në krye të kompanisë pas skandalit

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë
Artikulli tjetër Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit pas kolapsit të Ueno Bank
Analize Bota Finance Fokus Politike Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Tragjedi në Universitetin “La Sapienza” në Romë, gjendet i vdekur një student, në grevë urie për strehimin
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 24 Nëntor, 2026
Qarkullonin me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 4 shtetas, mes tyre 3 ushtarakë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.