KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shmanget mbyllja e përkohshme e qeverisë në SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Shmanget mbyllja e përkohshme e qeverisë në SHBA
Bota

Shmanget mbyllja e përkohshme e qeverisë në SHBA

Përditësimi i fundit: 26 Shtator, 2024 7:08 am
180 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën një masë të përkohshme për vazhdimin e financimit të agjencive federale ndërsa të martën e ardhshme fillon viti i ri fiskal. Sipas planit, buxheti i plotë fiskal do të shqyrtohet pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Masa e përkohshme e miratuar me një votim 341-82, përcakton financimin në nivelet aktuale të agjencive federale deri më 20 dhjetor. Por në masë u përfshi një shtesë buxhetore prej 231 milionë dollarësh për fuqizimin e Shërbimit Sekret pas dy përpjekjeve në jetën e kandidatit republikan për president, Donald Trump. Po ashtu paratë do të ndihmojnë në procesin e tranzicionit presidencial, mes të tjerash.

Projektligji do t’i kalojë Senatit për votën përfundimtare. Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, tha se kishte arritur një marrëveshje për miratimin e shpejtë të masës.

“Kështu duhen bërë gjërat, pa kaluar caqet, pa vonesë”, tha zoti Schumer.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson, tha se masa financon “vetëm atë që është absolutisht e nevojshme”, një deklaratë e drejtuar ndaj kolegëve të tij republikanë të cilët kanë shprehur shqetësime lidhur me nivelin e shpenzimeve.

Udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve u detyrua të mbështetej tek vota e demokratëve për miratimin e masës së përkohshme buxhetore, e cila kërkon dy të tretat e votave. Zoti Johnson tha se alternativa e vetme në këtë fazë do të ishte mbyllja e pjesshme e qeverisë.

“Mbyllja e qeverisë do të ishte gabim politik dhe të gjithë e kuptojnë këtë”, tha republikani Johnson.

Ligjvënësit duan të kthehen në shtetet e tyre dhe të vazhdojnë fushatat për rizgjedhje. Sidoqoftë ata do të përballen me negociata më të vështira fiskale në fund të vitit.

Në bazë të kushteve të një marrëveshjeje të mëparshme për të shmangur falimentimin në borxhin federal, shpenzimet për programet e mbrojtjes dhe të tjera do të rriteshin me vetëm 1% vitin që vjen.

Senati i kontrolluar nga demokratët kërkon tejkalimin e këtij niveli, ndërkohë që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kërkojnë shkurtime të thella në shumë programe që nuk kanë lidhje me mbrojtjen. Këto qëndrime e bëjnë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për buxhetin e plotë vjetor.

Masa e përkohshme buxhetore do ta financojë qeverinë në nivelet aktuale, por me disa përjashtime, siç ishte shtimi i fondeve për Shërbimin Sekret.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Garë e ethshme në Izrael/ Partia e “Bibit” siguron pjesën më të madhe të votave

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kremlini u kërkon rusëve, të largohen nga Libani
Artikulli tjetër Këngëtarja e madhe greke rrëzohet në skenë, në gjendje kritike për jetën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.