KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shtëpia e Bardhë: SHBA do ta mbrojë Izraelin, në rast se sulmohet nga Irani
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Shtëpia e Bardhë: SHBA do ta mbrojë Izraelin, në rast se sulmohet nga Irani
Bota

Shtëpia e Bardhë: SHBA do ta mbrojë Izraelin, në rast se sulmohet nga Irani

Përditësimi i fundit: 28 Gusht, 2024 8:36 am
118 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbrojtur Izraelin në rast të një sulmi nga Irani ndërsa ka shpresa për arritjen e një marrëveshje të mundshme armëpushimi në Gazë, tha të martën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.

Zoti Kirby tha për rrjetin televiziv izraelit “Channel 12”se ishte e vështirë që të parashikoheshin shanset e një sulmi, por Shtëpia e Bardhë i merr seriozisht deklaratat iraniane.

“Ne besojmë se ata janë ende të vendosur dhe të gatshëm për të ndërmarrë një sulm, nëse duan ta bëjnë këtë. Kjo është arsyeja se pse kemi një prani të fortë ushtarake në rajon”, tha ai.

“Mesazhet tona për Iranin nuk kanë ndryshuar dhe do të vazhdojnë të jenë të njëjta. Nuk ka asnjë arsye për të përshkallëzuar situatën. Nuk ka asnjë arsye për të filluar një lloj lufte që mund bëhet rajonale. Sidoqoftë, ne jemi të përgatitur për ta mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme”.

Irani është zotuar për një përgjigje të ashpër lidhur me vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh. Teherani e ka fajësuar Izraelin për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit në kryeqytetin iranian muajin e kaluar. Izraeli nuk e ka mohuar apo pohuar përfshirjen e tij.

Dy aeroplanmbajtëse amerikane dhe një skuadër avionësh luftarakë të tipit F-22 ndodhen në gatishmëri në Lindjen e Mesme.

Zoti Kirby tha se forcat amerikane do të qëndrojnë atje “për sa kohë që të jetë e nevojshme për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit si dhe trupave dhe interesave amerikane në rajon”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby, tha se mbetej optimist lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë dhe lirimin e 108 pengjeve izraelite. Ai tha se procesi ishte konstruktiv ndërsa priten bisedime të mëtejshme në Doha gjatë ditëve në vazhdim.

Zoti Kirby nuk pranoi të fajësonte asnjërën palë për ngërçin, duke thënë se arritja e një marrëveshjeje do të kërkojë kompromis dhe udhëheqje nga Izraeli dhe Hamasi.

“Palët janë ende të angazhuara dhe kjo është një gjë e mirë. Fakti që kemi kaluar në një nivel tjetër, me grupet e punës tani në Doha, kjo nuk është një gjë e keqe. Çka do të thotë që palët ende po flasin. Kjo do të thotë se ende ka shpresë se mund të zgjidhen detajet e fundit dhe të shkohet përpara. Hamasi është ende duke u përfaqësuar në bisedimet e grupeve të punës dhe kjo është një gjë e mirë. Askush nuk është shkëputur plotësisht nga procesi”, tha zoti Kirby.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi rrëmbyen rreth 250 persona në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë.

Nga kundërpërgjigja ushtarake e Izraelit që pasoi, janë vrarë mbi 40,000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, të kontrolluar nga Hamasi, të cilët nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve. Luftimet kanë zhvendosur nga shtëpitë e tyre 90% të 2.3 milionë banorëve të Gazës dhe kanë sjellë shkatërrim në të gjithë territorin e rrethuar.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari janë përpjekur prej muajsh për të negociuar një marrëveshje sipas të cilës pengjet e mbetura do të liroheshin në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

IFC do të investojë 80 milionë dollarë në zgjerimin e Porto Montenegro

Liria e medias në Kosovë po përkeqësohet

Hungari: Një legjendë shahu si presidente?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trepça shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Artikulli tjetër Meksika ngrin marrëdhëniet me ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen
Aktuale Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.