KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si do të zbatohet operacioni Liria i shpallur nga Trump për Ngushticën e Hormuzit?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si do të zbatohet operacioni Liria i shpallur nga Trump për Ngushticën e Hormuzit?
AnalizeBotaFokusOpinionZhvillim

Si do të zbatohet operacioni Liria i shpallur nga Trump për Ngushticën e Hormuzit?

Përditësimi i fundit: 4 Maj, 2026 8:35 am
35 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një kapitull i ri në tensionet në Lindjen e Mesme është hapur mbrëmjen e së dielës, pasi Donald Trump njoftoi nisjen e “Operacionit Liria për Ngushticën e Hormuzit”, një iniciativë që synon të ndihmojë anijet e vendeve të treta të largohen në mënyrë të sigurt nga kjo zonë strategjike.

Pak orë pas njoftimit, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se në operacion do të përfshihen shkatërrues me raketa të drejtuara, mbi 100 avionë tokësorë dhe mjete detare, platforma pa pilot dhe rreth 15,000 ushtarë.

Nga ana tjetër, Irani reagoi ashpër, duke paralajmëruar se çdo ndërhyrje amerikane në Ngushticën e Hormuzit do të konsiderohet shkelje e armëpushimit. Kryetari i komitetit të sigurisë kombëtare të parlamentit iranian, Ebrahim Azizi, deklaroi se një veprim i tillë mund të sjellë pasoja të rënda.

Çfarë parashikon “Operacioni Liria”

Sipas Trump, vendimi u mor pas kërkesave të disa vendeve që nuk janë të përfshira në konflikt, por që kanë anije të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit. Ai theksoi se bëhet fjalë për mjete lundruese “neutrale dhe të pafajshme”, të cilat përballen me mungesa furnizimesh dhe rrezik të shtuar për ekuipazhet. Operacioni synon të garantojë kalimin e sigurt të këtyre anijeve dhe rikthimin e aktivitetit normal tregtar, duke u paraqitur nga Uashingtoni si një nismë me karakter humanitar.

Megjithatë, sipas mediave amerikane, plani nuk parashikon domosdoshmërisht shoqërim të drejtpërdrejtë nga anijet luftarake të Marinës amerikane. Ato pritet të qëndrojnë në gatishmëri në zonë, ndërsa do të ofrojnë informacion për rrugët më të sigurta detare dhe për zonat e mundshme të minuara.

Zyrtarë dhe ekspertë ndërkombëtarë kanë shprehur dyshime mbi efektivitetin e operacionit, duke kujtuar përpjekje të ngjashme të mëparshme që nuk arritën të ndryshojnë situatën në terren. Pa një shoqërim të drejtpërdrejtë ushtarak, ndikimi i nismës mund të jetë i kufizuar. Nga ana tjetër, ekspertja e sigurisë detare, Jennifer Parker, vlerëson se prania e shtuar ushtarake në ajër dhe det mund të krijojë një ndjenjë sigurie për anijet tregtare.

“Ky operacion synon më shumë të ndryshojë klimën e sigurisë në Ngushticë, në mënyrë që anijet të ndihen të sigurta për të lëvizur”, u shpreh ajo.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të rëndësishme të transportit global të energjisë, dhe çdo zhvillim në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare dhe sigurinë globale.

 

Marrë nga Associates Press

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjykatës së Durrësit “i zhduken” 8 kinezet e prostitucionit

Çmimet celulare shtrenjtohen përsëri

Trukimet, Duka i shtatë, sa e ka koefiçentin për në SPAK?

KLSH zbulon mbi 5.7 miliardë lekë dëm buxhetit nga keqmenaxhimi i Doganave

Humb jetën në aksident në Shqipëri, një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpërthim në Moskë, pranë Kremlinit/ Konfirmohet sulm me dron
Artikulli tjetër Fenomen i rrallë i reve me ngjyra, në Indonezi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Apeli i Posaçëm refuzon të nxjerrë nga qelia ish-Presidentin Meta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 4 Maj, 2026
Si Vuçiç vuri nën kontroll pjesën më të madhe të medias në Serbi?
Analize Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Maj, 2026
Formula 1/ Antonelli shkruan historinë: fitorja e tretë radhazi
Aktuale Analize Sociale Sporti 4 Maj, 2026
Paraziti qe financohet nga ekonomia kriminale të vret
Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.