KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sllovaki: Të huajt duhet të paguajnë më shumë për karburantin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Sllovaki: Të huajt duhet të paguajnë më shumë për karburantin
BotaFinanceFokusSocialeTe Tjera

Sllovaki: Të huajt duhet të paguajnë më shumë për karburantin

Përditësimi i fundit: 25 Mars, 2026 9:38 am
204 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Sllovakia po zbaton një sistem çmimesh të dyfishta për karburantet, i cili ka ngjallur mjafj diskutime. Që nga fillimi i kësaj jave drejtuesit e automjeteve me targa të huaja duhet të paguajnë 1.83 euro për litër naftë, rreth 26 cent më shumë se ata sllovakë. Kjo po shkakton irritim tek pikat e karburantit. Edhe Bashkimi Evropian ka paraqitur një ankesë për dyshime për diskriminim.

Me modelin e ri të çmimeve qeveria e kryeministrit Robert Fico synon të frenojë atë që quhet “turizëm karburanti”. Ditët e fundit disa pika karburanti, veçanërisht pranë kufirit me Poloninë, kanë mbetur pa karburant, sepse kishin ardhur shumë makina për t’u furnizuar në Sllovaki ku karburanti është më i lirë.

Në shkurt 2026 qeveria e Bratislavës shpalli “gjendje emergjence për naftën”. Kjo u shkaktua nga mosmbërritja e furnizimeve ruse me naftë përmes tubacionit Druzhba, i cili u dëmtua në janar nga një sulm rus në Ukrainë. Sipas qeverisë sllovake situatën po e përkeqëson edhe lufta në Lindjen e Mesme.

Zbritje gjatë pagesës

Mediat lokale raportojnë se modeli i ri i çmimeve po shkakton kaos në disa pika karburanti. Kjo sepse fillimisht edhe sllovakëve u shfaqet në monitorin e arkës çmimi i karburantit për të huajt dhe zbritja për ta aplikohet më pas gjatë pagesës. Operatorët e pikave të karburantit ankohen për punën shtesë që kjo sjell dhe për faktin se stacionet e vetëshërbimit po qëndrojnë të mbyllura deri në njoftim të mëtejshëm.

Kritika ka edhe nga Bashkimi Evropian. Gazeta ‘Hospodarske noviny’ citon një zëdhënës të Komisionit, i cili tha se BE e konsideron modelin e ri diskriminues dhe të paligjshëm. Nga njëra anë kemi diskriminim të bazuar në shtetësi; nga ana tjetër dëmtohet edhe tregu i përbashkët europian.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Serbia ul akcizat e naftës me 40%
Artikulli tjetër Fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re anulohen prej rritjes së çmimeve të karburantit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.