KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të djathtët evropianë mbështesin Salvinin, para vendimit gjyqësor për emigrantët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Të djathtët evropianë mbështesin Salvinin, para vendimit gjyqësor për emigrantët
AktualeBotaOpinion

Të djathtët evropianë mbështesin Salvinin, para vendimit gjyqësor për emigrantët

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2024 6:03 pm
125 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë shprehën mbështetjen e tyre për zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini, i cili përballet me mundësinë e dënimit deri me gjashtë vjet burgim, pasi kishte refuzuar që të lejonte ankorimin e një anijeje me migrantë më 2019, në kohën kur ishte ministër i Brendshëm.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe nacionalisti holandez, Greet Wilders, iu bashkuan politikanëve të tjerë nga e mbarë Evropa për t’u adresuar në tubimin vjetor të Partisë Liga të Salvinit, që u mbajt në Pondita në veri të Italisë.

“Ju jeni heroi ynë. Ne jemi me ju, prandaj kemi ardhur këtu”, tha Wilders, partia e të cilit, që është kundër islamit, për herë të parë gjatë këtij viti u bë pjesë e Qeverisë në Holandë, teksa ekstremi i djathtë ka shënuar rritje në kontinentin evropian.

Parti të ekstremit të djathtë në Evropë në qershor u bashkuan duke krijuar grupin e Patriotëve për Evropën – grupimi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian – dhe këto parti synojnë të zvogëlojnë fuqinë e Brukselit dhe të ndalin imigrimin ilegal.

Muajin e kaluar, prokurorët kërkuan që Salvini të dënohet me gjashtë vjet burgim për shkak të vendimit të tij më 2019 për të pamundësuar zbarkimin e më shumë se 100 emigrantëve në Itali.

Prokurorët thanë se ai efekttivisht kishte rrëmbyer emigrantët, duke i detyruar që të qëndronin në det për pothuajse një javë, pavarësisht se kushtet në anijen e tyre ishin të këqija.

“Ai meriton të përgëzohet e jo të ndëshkohet”, tha Orban gjatë tubimit para mbështetësve të Salvinit. “Ai mbrojti shtëpitë e italianëve, ai po ashtu mbrojti Evropën”.

Seanca e radhës gjyqësore ndaj Salvinit është caktuar më 18 tetor, por ende është e paqartë se kur do të merret vendimi për rastin.

“Ata mund të arrestojnë një person që mbrojti kufijtë kombëtarë, por jo të gjithë njerëzit. Ata nuk mund ta ndalin aleancën e shenjtë të popujve evropianë që lindi sot në Pontida”, tha Salvini.

Orban tha se ndjenja antimigrante është përhapur në mbarë Evropën dhe kërcënoi se do t’i dërgojë azilkërkuesit në Bruksel nëse Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk shfuqizon vendimin për gjobë prej 1 milion eurosh në ditë për Hungarinë për shkak të shkeljeve të ligjeve për azil.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria e Kosovës lundron, mes nacionalizmit dhe pritshmërive të SHBA
Artikulli tjetër Protesta pro-palestineze, në mbarë botën, në prag të sulmit të 7 tetorit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.